TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2025, 15:17

Vriste për llogari të mafies turke, kush është ‘killeri’ 22-vjeçar shqiptar i arrestuar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Vriste për llogari të mafies turke, kush është

Policia greke ka arrestuar 22-vjeçarin shqiptar Alesio Biba nga Vau i Dejës, i dyshuar si autori i atentatit mafioz të ndodhur më 13 korrik në Athinë, ku mbetën të plagosur shtetasi turk Volkan Ertas dhe një polic grek. Biba u kap pasi tentoi të shkatërronte telefonin e tij para syve të efektivëve, por në banesën e tij u gjetën prova të forta, përfshirë armën e krimit dhe pajisje të dyshimta për ndjekje.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos”, ku ndaj 48-vjeçarit turk u qëllua katër herë me pistoletë. Një prej plumbave e plagosi atë, ndërsa një tjetër kapi rastësisht një polic grek, bashkëshorti i pronarës së lokalit. Sipas dëshmisë së Ertas, ai kishte shkuar aty për të marrë një automjet si shkëmbim borxhi, por dyshohet se ishte futur në kurth me porosi nga brenda burgut.

Hetimet zbuluan se pas atentatit fshihej Suleyman Dalgic, mafioz i njohur turk dhe drejtues i grupit “Daltons”, i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e gjashtë shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida. Edhe pse ndodhej në burgun e Larisas, Dalgic dyshohet se ka urdhëruar atentatin përmes lidhjeve të tij të jashtme, duke rekrutuar shqiptarin si ekzekutor.

Në dëshminë e tij para autoriteteve, Biba ka pranuar autorësinë, por ka thënë se synimi i tij ishte vetëm plagosja e Ertas. Megjithatë, armët, fishekët, pajisjet teknologjike dhe lidhjet e tij me një mafioz të rrezikshëm hedhin dritë mbi një rrjet të organizuar kriminal që funksionon përtej kufijve – me Shqipërinë që sërish del në skenë si burim rekrutësh për krimin ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje