
Zbardhet dëshmia e Hygerta Metës, 19-vjeçares e cila së bashku me dy vëllezërit vranë dhe groposën babin e tyre Pëllumb Meta.
Në dëshminë e saj ajo tha se nëna dhe vëllai i vogël nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë.
Ajo pranoi se së bashku me vëllain e madh Hysenin, punuan për të fshehur provat e krimit. Hygerta thekson se i ati ishte i dhunshëm dhe ka goditur nënën me grusht në zemër. Madje, ajo pohon se së bashku me nënën i kërcënonte se do t'i vriste.
“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, tha Hygerta në Gjykatë.
Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.
“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.
Tre fëmijët që vranë babanë Pëllumb Meta në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës ku po zhvillohet seanca.
Lini një Përgjigje