TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2025, 13:43

Zbulohet toka e mbjellë me kanabis në Vaun e Dejës, sekuestrohen mbi 1 mijë fidanë 

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet toka e mbjellë me kanabis në Vaun e Dejës, sekuestrohen

Policia e Shkodrës ka zbuluar një parcelë me kanabis të mbjellë në territorin e njësisë administrative Shllak, në Vau i Dejës. Gjatë operacionit të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë sekuestruar 1,011 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara si cannabis sativa.

Operacioni vijon për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme.

"Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar  “Koordinata”, njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje