
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në aksin Rrogozhinë-Lushnje. Bëhet fjalë për një magazinë lëndësh drusore buzë autostradës, e cila duket se është shkrumbuar totalisht.
Zjarrifkësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por zjarri ka përmasa shumë të mëdha. Madje edhe stuhia e shiut dhe breshërit që ra nuk ka arritur ta shuajë.
Për shkak të zjarrit është bllokuar aksi Rrogozhinë-Lushnje.
"Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marrë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", njofton policia
Lini një Përgjigje