TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 17:00

Zjarri në pyllin me pisha në Laç, arrestohet autori; 50 efektivë të FA dhe një helikopter mobilizohen për të neutralizuar flakët

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në pyllin me pisha në Laç, arrestohet autori; 50

Pylli i pishave në Laç u përfshi nga zjarri ditën e sotme, ndërkohë që akoma nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes ka informuar se 50 efektivë të Forcave të Armatosura së bashku me helikopterin Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit.

“Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht”, informon ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, policia konfirmon gjithashtu se është arrestuar i dyshuari si zjarrvënës.

 

zjarr pyll me pisha lac

Lini një Përgjigje