Kulture14 Mars 2023, 20:00

15-vjetori i Teatrit të Metropolit, Kiço Londo: Kur e themelova më shihnin me keqardhje, sot mi kanë mbyllur dyert, nuk pranojnë shfaqjet e mia

Shkruar nga Pamfleti

15-vjetori i Teatrit të Metropolit, Kiço Londo: Kur e themelova

Regjisori i njohur Kiço Londo ka kujtuar sot 15 vjetorin e krijimit të Teatrit të Metropolit. Ai ka treguar se si u përdor salla e Universitetit të Arteve, teksa kishte dhe nga ata që e tallin dhe e përqeshin pas krahëve.

 Mirëpo sot at e kanë nxjerrë në rrugë. Londo tregon se ata tani i kanë mbyllur dyert, ndonëse ishte ai që e themeloi.  “Sot jam i lumtur. Një Teatër i Ri. Tre salla. Bekim. Sot nuk kam mundësi të punoj në këtë Teatër as duke paguar qiranë. S’ka gjë. I mirëkuptoj ata që i mbyllin dyert. Jeta është qesharake. Teatri është një gjë shumë serioze. I uroj Teatrit të Metropolit, bashkëthemelusëve suksese, jetë të gjatë dhe të bukur. #rroftëteatri”, shprehet ai.

Reagimi i Kiço Londos

Sot mbushen 15 vjet nga krijimi i Teatrit të Metropolit. Shfaqjet e para ky Teatër i realizoi në sallat e Universitetit të Arteve të cilin e falenderoj shumë për bujarinë. Si u krijuan sallat e Teatrit të  Metropolit?

Dikur ishte një hapësirë e pakuptimtë e mbetur nga copëtimi i “Varietesë së Tiranës”. ​Vendosa të ngrija Teatrin e Tiranës. Që Tirana të mos fshihej pas Teatrit Kombëtar. Filluam provat. Sallë nuk kishim. Më shihnin më keqardhje. E ka nga aksidenti- thoshin nën zë. Paralelisht nisëm nga puna për sallën “Çehov”.

Pas tre premierave të para në  Universitetin e Arteve, erdhi premiera e parë në sallën e “Çehov”, pastaj erdhi Salla “Bodrum” dhe më pas Salla “Shakespeare”. Pa fonde publike. Të gjitha këto në një  vend të braktisur plotësisht dhe më pas ta shihnim ngadalë që nga lindja, jo nga zero por nga minus njëqind.

“Metropoli” ofron sot një opsion shumë të mirë. Skenat “Shakespeare” dhe “Bodrum” janë të vendosura mes spektatorëve dhe kjo u jep atyre një mundësi shumë të bukur për të parë të tjerët përballë tyre – dhe në të vërtetë veten – dhe të gjithë së bashku të na shohin ne, të cilëve tani mund t’u drejtohemi nga njëra anë dhe nga tjetra.

Ky është një qëndrim jetësor. Është një mundësi për t’u bërë një komunitet. Është një mundësi shumë e rrallë,  që ne të zgjedhim mënyrën se si do të ulen spektatorët. Kjo është diçka që më magjeps tmerrësisht, por ka edhe diçka të frikshme, nuk e fsheh, sepse është si unazë. Ajo që ofron kjo hapësirë ​​e madhe, e errët dhe e nëndheshme është një përvojë.

Sot jam i lumtur. Një Teatër i Ri. Tre salla. Bekim. Sot nuk kam mundësi të punoj në këtë Teatër as duke paguar qiranë. S’ka gjë. I mirëkuptoj ata që i mbyllin dyert. Jeta është qesharake. Teatri është një gjë shumë serioze. I uroj Teatrit të Metropolit, bashkëthemelusëve suksese, jetë të gjatë dhe të bukur. #rroftëteatri.

kico londo teater metropoli