Kulture11 Mars 2023, 09:48

Mevlan Shanaj “ringjall” Rikard Ljarjan: Ju çmalleni me të në shtëpitë tuaja, edhe pse ai s’jeton më

Shkruar nga Pamfleti

Mevlan Shanaj “ringjall” Rikard Ljarjan: Ju çmalleni me

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka përgatitur një dokumentar për aktorin e madh Rikard Ljarja.

Dokumentari do të transmetohet për herë të parë më 1 prill, kur Ljarja do të mbushte 80 vjeç.

Shanaj fton këdo që ka dëshirë, të marrë pjesë, pasi hyrja do të jetë falas.

“Ky portret u shfaq më 1967 në ekranin shqiptar!

Erdhi si një risi në kinemanë moderne!

Dlirësia, ëmbëlsia, ngrohtësia e këtij artisti ka jetuar për mbi 50 vjet në çdo shtëpi shqiptari!

Ende ju viziton. Më thonë që përsëri çmalleni me të.

Më 1 prill do të kishte 80 vjetorin.

Ju ftoj në kinema Millenium d.t 1 prill, ora 19.00 të përjetoni emocione të jetës suaj!

Dokumentari “RIKARD”. Hyrja nuk është me bileta, por çdo kush me një karafil të kuq në dorë!

Ju ftoj ta shndërrojmë në homazh për artistin që erdhi i pari dhe mbeti i pakonkurueshëm”, shkruan Shanaj, që përveçse koleg, ka qenë edhe mik i ngushtë me Rikard Ljarjan.

Ndaj dhe po na e risjell edhe njëherë të gjallë, ashtu siç e shohim çdoherë në ekran.

rikard ljarja mevlan shanaj