Kulture 9 Mars 2023, 13:20

Kosova shumë shpejt pjesë e Eurovision, Adi Krasta drejtor i festivalit

Shkruar nga Pamfleti

Kosova shumë shpejt pjesë e Eurovision, Adi Krasta drejtor i

Janë rritur shpresat për përfaqësimin e Kosovës në Eurovision duke i hapur rrugën organizimit të edicionit të parë të Festivalit të Këngës.

Në mbledhjen e datës 7 mars, Bordi i RTK-së miratoi rregulloren e Festivalit të Këngës që do të organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës.

Me këtë rregullore përcaktohet mënyra e themelimit dhe organizimit të brendshëm të festivalit, duke përfshirë udhëheqjen e tij, si dhe të drejtat dhe detyrat e të angazhuarve dhe të pjesëmarrësve.

Krahas plotësimit të një detyrimi ligjor për t’i ofruar publikut ngjarje të mëdha kulturore e artistike, RTK-ja nëpërmjet festivalit synon të përmbyllë një angazhim shumëvjeçar të sajin për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Eurovision.

Sipas rregullores së miratuar në mbledhjen e fundit të Bordit, Festivali i Këngës në RTK është tashmë në skenën muzikore të Kosovës me simbolet e veta identifikuese, institucionale dhe artistike me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe prezantimit të vlerave muzikore.

Pas miratimit të rregullores, Bordi i RTK-së sot ka miratuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për emërimin e Adi Krastës në pozitën e drejtorit të festivalit.

festivali i kosoves eurovision