TAGS-AT E JAVËS

Kulture10 Nëntor 2025, 19:31

Ben Blushi promovon romanin e ri: Nuk iu drejtohet myslimanëve, por fanatikëve!

Shkruar nga Pamfleti

Ben Blushi promovon romanin e ri: Nuk iu drejtohet myslimanëve, por

Nuk cenoj myslimanët, libri është kundër sheriatit, një grupi fanatikësh...

Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi ka prezantuar për lexuesit romanin e tij më të ri me titull “Jam Mysliman”.

Shkrimtari është shprehur sot gjatë promovimit, se romani “Jam Mysliman” ka shkaktuar reagime të ashpra, ku tha se është sulmuar nga një grup fanatikësh.

Nuk cenoj myslimanët, libri është kundër sheriatit, një grupi fanatikësh”, shprehet Blushi.

Shkrimtari ka shpjeguar me detaje si i lindi ideja për romanin kaq shumë të komentuar ende pa mbushur libraritë.

Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman. Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.

Ashtu siç Blushi e ka thënë më herët, libri pritet të shkaktojë polemika dhe debat. Madje shkrimtari ka thënë se ka pasur shumë nga ata që kanë ndërhyrë për të mos lejuar botimin e tij.

Blushi ka shpjeguar se nisi ta shkruajë më 31 mars, duke marrë shkas nga falja e Bajramit një ditë më parë në sheshin Skënderbej. "A duhet pra t'i ngatërrojmë kaq shumë raportet mes shtetit laik edhe feve? Unë them që jo, sepse ajo është një batis që nuk mbaron, nuk mbaron, vazhdon, vazhdon, vazhdon, vazhdon dhe çdo ditë merr nga pak terren. Po nejse, e fillova me datën 31 mars, në këtë, si të thuash, mbyllje të mendjes sime, edhe pak i helmuar. Unë jam pak i helmuar, patjetër", tha Blushi.

Libri do të jetë në çdo librari dhe në panairin e librit që nis më 12 nëntor te Pallati i Kongresve.

BEN BLUSHI: Mua më ka kapur një dashuri e re e panjohur për fotografinë dhe dal prej fotografitë në sheshin Skënderbej, edhe më pëlqen shumë kur filmoj pesë mijë myslimanë që falen aty. Edhe i dua për hir të vërtetës, shumë. Pra është një kolorit që pasqyron shumë qytetin tonë. Këtë vit nuk dola se në rrugë ishte aq shi. U çova në mëngjes, hapa televizorin, shoh sheshin plot, gati 10.000 veta. Jam mësuar me të, nuk më habit. Çështja është kjo, pyetja ishte, është me veten time që kjo thashë, po mirë këta janë kaq shumë për të pasur një xhami. Pse ne e zëmë sheshin Skënderbej kaq gjatë? Dhe xhamia merr 10.000 veta ose  5.000, 6.000, 7.000. Pra, pse duhet ta të kufizojnë... Shumicës s'ju pëlqen kjo, por kjo është e vërtetë.

Kjo s'ka ndodhur 20 vjet përpara, 15 vjet përpara, 20, 30 vjet përpara. A duhet pra t'i ngatërrojmë kaq shumë raportet mes shtetit laik edhe feve? Unë them që jo, sepse ajo është një batis që nuk mbaron, nuk mbaron, vazhdon, vazhdon, vazhdon, vazhdon dhe çdo ditë merr nga pak terren. Po nejse, e fillova me datën 31 mars, në këtë, si të thuash, mbyllje të mendjes sime, edhe pak i helmuar. Unë jam pak i helmuar, patjetër.

Edhe për fat të mirë libri eci mirë, edhe e kam mbaruar nga mesi i korrikut, me shpejtësinë që do të shkoja në plazh. Pra e kam bërë shumë, shumë shpejt, ishte 75 ditë. 75 ditë, nuk është pak ë Bujar? 75 ditë. Pastaj për, më gjatë më shkoi procesi i redaktimit të librit. Pra pjesa për të hequr, për të hequr, gjëra që kisha frikë se mos... se sot për shembull s'do vinte asnjëri këtu. Po unë kisha fjali aty që askush s'vinte, në takimet e mia thoshin çfarë ke shkruajtur? Kjo është skandal. Ti je tall me këtë, je tall me atë. Unë i kam hequr këto pjesë.

Pra si të thuash, shigjetës time të helmatosur i vura një, një bojë peshku ose e lyeva pak me mjaltë. Po megjithatë mos u trembni, nuk është e vërtetë. Libri nuk ka qenë aq agresiv sa sa ç'mund të mendoni, në asnjë variant. Po ky është varianti më i zbutur edhe më, më artistik i tij. E para se të tregoj ato, si të thuash, fabulën e librit, do të kërkoj të vëmë një fotografi. Që lidhet me librin në fakt. Na e vendos pak atë fotografinë që të kam çuar. Po, kjo, kjo është një fotografi ku unë jam në Mekë. Edhe në një kuptim, gjysma e këtij libri ka lidhje me këtë fotografi. Për çfarë? Unë shkova në Mekë realisht, si një njeri i interesuar për të kuptuar çfarë ndodh aty, edhe për të kuptuar se si një popull që na ka dhënë ne këtë fe, pra fenë islame, administron jetën e vet. Edhe, ndërkohë që vëzhgoja aty, është një ambient fantastik, nuk e di kush ka qenë në Mekë, mua më pëlqeu shumë për hir të vërtetës, ka një paqe që ti s'thua, pra kur shkon i paragjykuar ti thua kjo nuk mund të jetë, po kur shkon aty e kupton që është një gjë totalisht tjetër nga ajo që mund të mendosh ose mund të të kenë thënë. Edhe këtu kam, se unë shkova me aparat, një rrugë e dytë punë, këtu kam bërë fotografi disa pelegrinë, kjo është një nga fotot. Unë kam shumë foto në Mekë, po kjo është një foto që e postova në Facebook-un tim.

Çfarë ndodhi? Mbas i postova këtë foto në Facebook-un tim, më erdhën nja 500 komente shqiptarësh, padyshim, të tmerrshme. Dhe të gjithë thonin një gjë, ti je një qafir. Pse shkon ti atje? Sepse sipas ligjit, ku di, islamik, a nuk e di si, sipas rregullit nuk e di, se Shkëlzen Majdari na e shpjegon. Një njeri që s'është mysliman s'duhet të shkojë në Mekë. Unë shkova, se s'më ndali njeri. Aty nuk ka një derë që të thonë çfarë je, nuk pyet njeri. Është një shoqëri shumë e lirë, krahasim me ata që mendojnë ne pa shkuar aty. Shkova, më pëlqeu shumë, pata një kështu si fanepsje edhe unë.

Personazhi im që bën të njëjtën gjë, është një shkrimtar që shkon në Mekë, edhe aty dhe ai ka një fanepsje. Ai ka një dilemë, bëhet apo s'bëhet mysliman, në fund bëhet. Unë s'e pata këtë dilemë, por pata një hutim. Se atmosfera në Mekë është shumë, shumë mistike, është mistike, po ka, ka një magnetizëm. Pra duket sikur të tërheq. Edhe unë për ta ruajtur vetëdijen time fizikisht edhe shpirtërisht bëra një hile të vogël, nuk shkova te ajo, te ai rrotullimi atje ku rrotullohen njerëzit rreth Qabesë. Unë shkova deri te porta e dytë. Pra e shihja, por nuk shkova afër se thashë, po shkova shumë afër, kjo mund të më bindi mua.

Dhe unë nuk doja të bindesha, se s'isha gati. E këtë dilemë, e thotë dhe ky shkrimtari që kam unë, e kam unë personazh. Ai shkon në Mekë edhe bën të njëjtën gjë. Afrohet deri 10-15 metra larg se ka dy-tre porta që duhet të kalosh, edhe ndalon. Gruaja e vet shkon, bën atë, Umre quhet? Bën atë rrotullimin.

3 Komente

  1. T
    Tng

    Hajdut i pa turpe pjell e keqe komuniste me kaptale te vjedhura kriminale….

    1. F
      Friend

      Veprat e Ben Blushit jane si vera.Ata qe dine te lexojne(jo face book vetem) libra do e kuptojne qe Blushi eshte gjithmone nje hap para. Kujtoni fjalimin HISTORIK mbi kanabistet.Ju paralajmeroi para nja 7a8vjetesh cdo ndodhe!

      1. T
        Tirona

        O Ben Bibilushi po të komentoj pa e lexu shkrimin se ti kur shkru të lodh shum. A të kujtohet fjalimi jot për të aneksu Himarën dhe jugun me pretendimin se aty ka vetëm grek e duhet ti bashkohen Grekut.

        Lini një Përgjigje