TAGS-AT E JAVËS

Kulture 8 Nëntor 2025, 16:02

“Jam Mysliman”, zbulohet libri më i ri i Ben Blushit!

Shkruar nga Pamfleti

“Jam Mysliman”, zbulohet libri më i ri i Ben Blushit!

Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman.

Merr fund misteri lidhur me librin më të ri të Ben Blushit. Prej disa ditësh shkrimtari e ka paralajmëruar hedhjen në treg të një libri të ri, por ishte mister titulli. Blushi pak më parë ka njoftuar se libri i tij titullohet “Jam Mysliman”.

Vetë Blushi shkruan se Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman. Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.

Ashtu siç Blushi e ka thënë më herët, libri pritet të shkaktojë polemika dhe debat. Madje shkrimtari ka thënë se ka pasur shumë nga ata që kanë ndërhyrë për të mos lejuar botimin e tij.

Postimi i plotë i Blushit

E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar.

Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time.

E megjithatë unë mendoj se shkon.

Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e personazheve të vet.

Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman.

Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.

Në fund, pas një incidenti me një grup fanatikësh, shkrimtari shpall në Facebook vendimin e tij me shënimin: Jam Mysliman.

Kjo fjali i ka dhënë dhe titullin librit.

Shpresoj shumë që romani të lexohet siç është, pra si letërsi dhe asgjë tjetër.

Jam Mysliman do promovohet të hënën pasdite dhe duke nisur nga e marta do jetë në çdo librari si dhe në Panairin e Librit.

“Jam Mysliman”, zbulohet libri më i ri i Ben Blushit!

2 Komente

  1. A
    Analist Nardi

    BEN SUMAQI ME IDIOTESI TE RE. MEDIOKRITETE PER TI SHPETU HETIMEVE TE SPAK PER GRUPIN MEDIATIK TE INCENERATORET BEN BLUSHI SAJO ROMANE TE "GUXIMSHME " QE I DUHEN NESER PER TE PRETENDUAR PER HAKMARRJE NGA DREJTESIA PER ME I QEP GOJEN. KY TIP BENI ASH I LIND PER ME INTRIGU GJOJNA. KA MENJE TMBRAPSHT, PROVOKATIVE. KA PERLA PRONA DHE NE KORÇE, NE JUG PO SE PO. KA FUT NVALLE ENE ÇIKN E VET, GRUN PO SE PO. KY ASHT BENI I LIBRIT TRI JAM MUSLIMAN. HAHAHAHAHA. BENI MUSLIMAN. SHEJTAN E BESOJ MUSLIMAN KURRE JO.

    Lini një Përgjigje