Kulture23 Prill 2024, 10:58

Edicioni i 60-të i Bienales së Venecias/ Shqipëria me përfaqësues, Kosova merr çmim

Shkruar nga Pamfleti

Edicioni i 60-të i Bienales së Venecias/ Shqipëria me

Bienalia e Venecias, në edicionin e 60-të të saj, kishte edhe përfaqësuesen tonë shqiptare, Iva Lulashi.

“Love as a Glass of Water’, (Dashuria si një gotë me ujë) është ekspozita e kuruar nga Antonio Grulli, duke e sjellë pavionin tonë në formën e apartamentit të vetë artistes, në muret e të cilit janë pikturat e saj: erotike, provokuese, e herë herë të trishta. Bëhet fjalë për një teori që lidhet me idenë e revolucionit seksual, ku impulset shihen si një nevojë e thjeshtë njerëzore që duhet përmbushur me lehtësinë e pirjes së një gote uji.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia, pavioni i Kosovës me instalacionin skulpturor i Doruntina Kastratit “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me ‘Mirënjohje të veçantë’, në kategorinë e çmimeve që ndahen për përfaqësim shtetëror.

Artisti Archie Moore me pavijonin e Australisë është vlerësuar me Luanin e Artë për Pjesëmarrjen më të Mirë Kombëtare në La Biennale de Venezia 2024. Është hera e parë që një artist australian e merr këtë çmim.

Makro-tema e këtij edicioni të Bienales së Venecias, 20 Prill – 24 Nëntor, është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.

Bienalja e Venecias 2024, përmban më shumë se 330 artistë pjesëmarrës nga rreth 90 vende të shpërndara në të gjithë qytetin.

bienalja e venecias shqiperia kosova edicioni 60