TAGS-AT E JAVËS

Kulture23 Shkurt 2025, 15:23

Eurovision 2025, kënga pjesmarrëse e Estonisë indinjon italianët: Nuk lejojmë të na fyejnë

Shkruar nga Pamfleti

Eurovision 2025, kënga pjesmarrëse e Estonisë indinjon

Pjesëmarrja e Estonisë në Eurovision 2025 me këngën “Espresso Macchiato” të reperit Tommy Cash ka bërë bujë në Itali. Artisti po merr kritika për tekstin e këngës, i cili ironizon kulturën italiane. Cash fitoi finalen kombëtare të Estonisë të shtunën, më 15 shkurt, duke mbizotëruar me një diferencë të madhe ndaj garuesve të tjerë. Aktualisht, kënga - një përzierje e anglishtes dhe italishtes 'së thyer' - është në krye të "Top 50 Viral Chart" italiane të Spotify.

Teksti i "Espresso Macchiato" thotë ndër të tjera: Ciao bella, unë jam Tomaso, i varur nga duhani. Më pëlqen kafeja ime, është shumë e rëndësishme. Kam shumë para, punoj pa pushim. Kjo është arsyeja pse unë djersitem si një bos mafioz.

Shoqata e konsumatorëve të Italisë, Codacons, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU) duke vënë në dyshim përshtatshmërinë e "Espresso Macchiato" për konkursin e Eurovizionit 2025. Sipas Codacons, kënga në fjalë projekton një anë stereotipike të Italisë në lidhje me kafen dhe makaronat, apo dhe mafian.

Kush është Tommy Cash?

Tommy Cash është një artist jashtëzakonisht popullor, që shfaqet rregullisht në festivalet kryesore si Glastonbury, Sziget dhe Roskilde, duke tërhequr dhjetëra mijëra spektatorë. Ai shquhet për krijimet e tij të guximshme vizuale dhe zanore, ndërsa shquhet edhe si artist konceptual, duke ndërthurur estetikën post-sovjetike me tendencat bashkëkohore globale. Sa i përket synimit të tij pas “Espresso Macchiato”, thuhet se qëllimi i tij ka qenë satira apo humori.

 

eurovision estonia espresso machiato

Lini një Përgjigje