TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES19 Tetor 2025, 22:18

Zgjedhjet në Maqedoni/ VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson në Tetovë, disfatë për Ali Ahmetin

Shkruar nga Pamfleti
7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, VMRO fiton bindshëm; VLEN në epërsi, Ali Ahmeti humbësi i madh

Zgjedhjet në Maqedoni/  VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Maqedoninë e Veriut, në raundin e parë u zgjodhën kryetarët në 44 komuna, ndërsa në 33 do të ketë një raund të dytë.

Në tre komuna raundi i parë do të përsëritet për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.

Në garën për 81 kryekomunarë garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Referuar të dhënave nga raundi i parë, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni kryesuan garën në 53 komuna, Koalicioni VLEN në 9, LSDM dhe Koalicioni në 8, Aleanca Kombëtare për Integrim në 5, dhe Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e Turqve, Unioni Romë, Grupi i votuesve Mendi Qyra dhe Grupi i votuesve Azem Sadiqi në nga një komunë secila.

Procesi zgjedhor tregoi një rënie katastrifike për BDI-në e Ali Ahmetit, pjesë e koalicionit të AKI, që kryeson nga raundi i parë vetëm në 5 komuna.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kryetarë komunash në raundin e parë janë zgjedhur në Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kevadar, Karabinci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Shtip, Haraçinë, Zhelin, Saraj, Tearcë, Çair, Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogaštani, Gostivar, Likovë, Plasnicë,

Komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë i votimit janë Aerodrom, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zrnovci, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçani, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogilla, Negotinë, Probishtip, Rankovce, Ceshinovo-Obleshevë, Bogovinë, Dibër, Dollneni, Tetovë, Krushevë, Lozovo, Rosoman, Qendër, Çucer Sandevë, Strugë, Shuto Orizar, Kumanovë, Studeniçan, Qyteti i Shkupit

Ndërkohë, përsëritja e raundit të parë të zgjedhjeve për shkak të regjistrimit të pamjaftueshëm do të mbahet në Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë.

Në Staro Nagoriçan është ende e pasigurt nëse do të ketë një raund të dytë, pasi kandidati kryesor nga numërimet e deritanishme ka fituar 50.00 për qind.

VMRO-DPMNE shpall fitoren bindëse

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.

“Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.

Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur.”

Humbja e LSDM

LSDM, parti në opozitë, pësoi humbjen e rradhës pas atyre parlamentare dhe presidenciale, të vitit të kaluar. Megjithatë, LSDM vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur “shkelje të shumta” gjatë procesit të votimit. LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.

“Kjo është dëshmi për konsolidimin brenda partisë që ka filluar dhe do ta vazhdojmë,” deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje pas këtyre rezultateve zgjedhore.

VLEN fitoi në Çair dhe Tetovë, BDI në Gostivar

Koalicioni i partive shqiptare në qeveri VLEN udhëheq rezultatet në 8 komuna. Në Saraj, Tearcë dhe Çair duket se ka fituar që në raundin e parë. AKI e udhëhequr nga BDI udhëheq rezultatet vetëm në 5 komuna duke pësuar një rezultat të dobët. AKI kryeson në Vrapçishtë, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë dhe Çashkë.

Në Tetovë kandidati i VLEN dhe kryetari aktual Bilall Kasami prin me rreth 4 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi.

Ndërkaq që në raundin e parë, Izet Mexhiti i VLEN e ka fituar Bujar Osmanin në Komunën e Çairit me mbi 10% të numrit total të votave, një nga komunat më të rëndësishme.

Në Gostivar, Valbon Limani i AKI-së ka fituar bindshëm edhe atë me dallim prej 10 mijë votash kundrejt Sabedin Dautit të VLEN-it.

Në Komunën e Vrapçishtit edhe pse kandidati i AKI-së Isen Shabani fitoi me mbi 80%, i njëjti nuk do të mund të bëhet kryetar meqë nuk u arrit censusi dhe aty do duhet të përsëriten zgjedhjet.

Në rrethin e parë, VLEN ka fituar edhe Komunën e Tearcës me kandidat Daut Memishi, Komunën e Bogovinës me Feti Abazin dhe Komunën e Zhelinës me Blerim Sejdiun.

Shqiptarët për herë të parë do të fitojnë një komunë që gjithmonë ka qenë në duart e maqedonasve, pra komunën e Çashkës. Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri ka korr fitore prej mbi 50% të votave që në rrethin parë.

Sipas informacioneve, edhe në Saraj prin kandidatit i VLEN-it Muhamet Elmazi kundrejt Blerand Rexhepit të AKI-së por ende nuk ka informacione zyrtare nëse shkon në raundin e parë apo jo.

Në Komunën e Strugës prin kandidati i VLEN-it Mendi Qyra me mbi 2 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Arsim Dalipi.

Në Komunën e Likovës, Erkan Arifi ka fituar me 2 mijë vota diferencë që na rrethin e parë të zgjedhjeve.

Në Komunën e Dibrës, kandidati i pavarur Ramadan Imeri ka kaluar me vota Ilirjan Fetahun e AKI-së dhe në rrethin e dytë do të përballet me Fisnik Melën e VLEN-it.

Në Komunën e Haraçinës gjithashtu prin VLEN me kandidatitn Daut Beqiri ndaj kandidatit të AKI-së Skender isufi por nuk dihet ende nëse do të kalon në rrethin e parë.

Në Komunën e Bervenicës në rrethin e dytë do të shkojnë kandidati i VLEN Haqim Ramadani dhe i VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski.

Nga AKI thonë se prijnë me mbi 20 mijë vota AKI përball VLEN-it në nivel nacional, ndërkaq VLEN është në avantazh për sa i përket numrit të komunave.

Anëtarë dhe simpatizantë të VLEN-it e festuan, siç thanë ata, “fitoren bindëse në Çair dhe Tetovë” pranë monumentit të Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë, njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Ai tha se në nivel kombëtar “AKI është fituese absolute me mbi 20.000 vota epërsi, dhe me votat që ende po përpunohen, kjo diferencë mund të jetë edhe më e madhe.”

7 MUAJ ME PARE

Ali Ahmeti pëson disfatë në Tetovë, VLEN udhëheq me 3 mijë vota

Zgjedhjet në Maqedoni/  VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson
Bilall Kasami

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është në epërsi ndaj kundërkandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim(AKI), Bajram Rexhepi, sipas të dhënave të siguruara nga shtabi zgjedhor i VLEN.

Kasami aktualisht udhëheq me një diferencë prej rreth 3 mijë votash në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Rezultatet janë ende jozyrtare dhe në pritje të konfirmimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), por në VLEN shprehen optimistë për ruajtjen e kësaj epërsie deri në fund të numërimit.

Ky rezultat është shuplakë ndaj Ali Ahmetit, i cili basitonin e tij ka Tetovën.

7 MUAJ ME PARE

BDI shpall fitoren në Gostivar

Zgjedhjet në Maqedoni/  VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi shpalli fitoren në komunën e Gostivarit, Likovës si dhe komunën e Çashkës.

Ai njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh.

Në Gostivar kemi fitore bindëse me diferencë të thellë ku që sonte kryetar komune është Valbon Limani. Po ashtu edhe në Likovë fitues është Erkan Arifi me një diferencë 3 me 1″, theksoi Ademi.

Sipas tij, në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët Fatmir Dehari dhe Arsim Dalipi shkojnë në balotazh njëri me kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe tjetri me kandidatin e pavarur Mendi Qyra.

 

7 MUAJ ME PARE

Mexhiti shpall fitoren në Çair: Sonte fituan shqiptarët, Ali Ahmeti të dalë në pension

Zgjedhjet në Maqedoni/  VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson

Kandidati i koalicionit VLEN për Çairin, Izet Mexhiti, në konferencë për media i uroi fitoren Ali Ahmetit në komunën e Pllasnicës.


Në Çairi, Mexhiti, tha se fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike.

Sot me zemrën plotë dua të them me zë të lartë fituan shqiptarët dhe një klasë politike u penisonu”, tha Mexhiti.

Sipas tij, Çairi mbrojti nderin e të gjithë shqiptarëve.

Është fitore e një klase politike që erdhi dhe solli ndryshim dhe po bën ndryshimin”, tha Mexhiti. Ai kërkoi nga kundërshtari i tij Ali Ahmeti që të dalë në pension.

 

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO drejt një fitoreje të thellë, VLEN kryeson në Çair; balotazhe në Kërçovë e Strugë

Zgjedhjet në Maqedoni/  VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson

Ja rezultatet e para nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut...

Të dielën në Maqedoninë e Veriut u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve lokale, proces që u zhvillua në një atmosferë kryesisht të qetë dhe pa incidente të mëdha. Menjëherë pas përfundimit të votimit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nisi publikimin e rezultateve paraprake, të cilat tregojnë një epërsi të qartë për VMRO-DPMNE.

Sipas të dhënave të deritanishme, VMRO-DPMNE kryeson në 52 komuna të vendit, përfshirë qytete të rëndësishme si Ohri, Shtipi, Radovishi, Sopishta, Resnja dhe Sveti Nikolla, ndërsa partia pretendon gjithashtu një fitore të madhe edhe në bastionin e majtë të Strumicës. Ky rezultat pritet të shënojë një fitore historike për partinë e Hristijan Mickoskit dhe koalicionin që ai drejton.

Në bllokun politik shqiptar, VLEN ka arritur një sukses të rëndësishëm në komunën e Çairit, ku kandidati Izet Mexhiti shpalli fitoren, duke e cilësuar rezultatin si triumf të një gjenerate të re politike. Ai u shpreh se kundërshtarët tashmë "kanë shkuar në pension" dhe i bëri thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, të japë dorëheqjen.

Në Tetovë, sipas burimeve jozyrtare, kandidati i VLEN-it Bilall Kasami është në avantazh me rreth 2 mijë vota ndaj rivalit të tij nga AKI, Bajram Rexhepi. Gara vazhdon të mbetet e hapur në komunën e Sarajit, ku deri më tani nuk ka një epërsi të qartë për asnjë kandidat.

Nga ana tjetër, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, konfirmoi se kandidati i AKI-së në Gostivar, Valbon Limani, ka fituar pa balotazh që në raundin e parë. Ademi shtoi gjithashtu se në komunat e Strugës dhe Kërçovës, kandidatët e AKI-së do të përballen në balotazh me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, duke konfirmuar kështu një garë të fortë në këto zona. Arbër Ademi njoftoi se edhe Likova dhe Plasnica morën kryetarë nga radhët e BDI-së.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, rezultatet e deritanishme janë si më poshtë: VMRO-DPMNE kryeson në 52 komuna, koalicioni VLEN në 9, LSDM në 7, NAI në 6 dhe DPT në vetëm 1 komunë. Raundi i dytë pritet të zhvillohet aty ku asnjë kandidat nuk ka arritur të sigurojë shumicën absolute të votave.

Këto zgjedhje mbahen për herë të parë duke reflektuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë së vitit 2021, çka ka sjellë ulje të numrit të anëtarëve të këshillave në 14 komuna. Në garë janë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash, ndërsa për këshillat komunalë janë regjistruar 6 koalicione, 28 parti dhe 67 lista të pavarura.

Për komunitetin shqiptar, që përbën rreth një të katërtën e popullsisë së vendit, këto zgjedhje përbëjnë një moment vendimtar për të matur forcën reale politike dhe ndikimin në qeverisjen lokale. Dy blloqe rivale garojnë me ambicie të mëdha: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), pas më shumë se dy dekadash në pushtet dhe tashmë në opozitë, kërkon rikthimin, ndërsa Koalicioni VLEN, që për herë të parë ndodhet në pozitë pas përjashtimit të BDI-së nga qeveria, synon të konsolidojë terrenin.

7 MUAJ ME PARE

Mickoski pas votimit: Presim një fitore historike për VMRO-DPMNE-në

Zgjedhjet në Maqedoni/  VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën në vend, duke shprehur bindjen për një fitore të thellë të partisë së tij.

Në një deklaratë për mediat pas votimit në komunën e Karposhit, Mickoski tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, në përputhje me sjelljen qytetare të votuesve maqedonas.

“Pres që të përfundojë në të njëjtën mënyrë dhe që rezultatet të shënojnë një tjetër fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin,” u shpreh ai.

Kryeministri vlerësoi angazhimin qytetar dhe theksoi rëndësinë e këtij procesi për demokracinë në vend.

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në RMV, koalicioni shqipar VLEN në avantazh në Çair të Shkupit dhe Tetovë; simpatizantët nisin festën

Zgjedhjet në Maqedoni/  VLEN shpall fitoren në Çair dhe kryeson

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni shqiptar VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.

Ata shprehen optimistë se në disa prej komunave, gara do të mbyllet që në rrethin e parë.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në rrethin e parë.

Kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në proces të grumbullimit të informatave”, deklaroi VLEN.

Kështu, pas mbylljes së votimeve, koalicionit shqiptar në Qeveri ka nisur festën me fishekzjarrë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Pance Toshkovski deklaroi se 11 persona janë arrestuar për shitblerje votash, ndërsa janë denoncuar 91 raste. Ai shtoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe demokratik.

“Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur instutucionet funksionojnë, demokracia është në rritje. Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë, shumica prej tyre kanë të bëj me blerjen e votës, fotografimin e votës, e kështu me radhë. Janë arrestuar 11 persona katër janë liruar ndërsa 7 të tjerët janë në procedurë e sipër”, u shpreh ministri.

 

 

Lini një Përgjigje