TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES28 Shkurt 2026, 19:04

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë, molotovë dhe gaz lotsjellës; paralizohet trafiku

Shkruar nga Pamfleti
3 MUAJ ME PARE

Sulmi me molotov ndaj vilës së ish-diktatorit, Berisha: Kishim informacione se Rama ndodhej në shtëpinë e Enverit

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se sulmi i protestuesve në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, erdhi pasi disa agjentë të infiltruar u thanë protestuesve se aty qëndronte kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se kjo solli urrejtje të madhe në turmë, e cila më pas reagoi e revoltuar.

Berisha tha më tej se kjo protestë ishte një mesazh drejtuar miqëve europianë dhe një mesazh që i kalli datën Edi Ramës.

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.

Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

3 MUAJ ME PARE

Incident në selinë e PD gjatë protestës, pretendohet kapja e një pajisje përgjimi

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Pajisja e kapur në selinë e PD

Një incident është shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. Sipas pretendimeve të përfaqësuesve të PD-së, një person i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e selisë me një pajisje që dyshohet se shërben për përgjim dhe funksionon me Bluetooth.

Sipas burimeve nga selia blu, një anëtare e Partisë Demokratike ka arritur t’i marrë pajisjen personit në fjalë, ndërsa ky i fundit, para se të largohej, ka telefonuar dikë duke thënë: “Mi morën, mi morën”.

Ngjarja u përmend edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën përmbyllëse të protestës. Ai deklaroi se një person i panjohur kishte tentuar të vendoste një pajisje brenda selisë, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një mjet përgjimi.

Ka ardhur një i panjohur dhe ka dashur të vendosë një pajisje. Nuk e dimë se çfarë pajisje është, por e ka dërguar Ilir Proda me Vlora Agaçin”, tha Berisha.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike, ndërsa mbetet e paqartë natyra e pajisjes dhe identiteti i personit të përfshirë në incident.

 

3 MUAJ ME PARE

Berisha mbyll marshimin te selia blu: Fundi i regjimit është shumë afër

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Berisha mbyll protestën

Selia e Partisë Demokratike ishte ndalesa e fundit e marshimit të opozitës, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, mbajti një deklaratë përpara mbështetësve, duke e cilësuar protestën si një “marsh fitoreje” dhe një mesazh të qartë për qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Berisha tha se protesta e 28 shkurtit përcolli një sinjal të fortë për shqiptarët dhe për “miqtë në Europë dhe në botë”, ndërsa shtoi se, sipas tij, fundi i qeverisjes aktuale është i afërt.

Marshi i juaj ishte marshi i fitores, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i është dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri, i kall tmerrin narkodiktatorit Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës akuzoi drejtues të policisë për, sipas tij, “rrugaçëri” dhe për përpjekje për të devijuar protestën. Ai përmendi me emër Ilir Prodën dhe Sokol Bizhgën, duke i cilësuar si “vasalë” të kryeministrit.

Berisha pretendoi gjithashtu se “agjentë të infiltruar” kishin nxitur tensione gjatë marshimit, duke mashtruar protestuesit lidhur me vendndodhjen e kryeministrit.

E patë vetë madhështinë e protestës tonë paqësore dhe rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë mercenarë të Ramës që do të kenë fatin e tij,” u shpreh ai.

Në përmbyllje, Berisha deklaroi se protesta shënoi një tjetër “rekord” pjesëmarrjeje dhe se opozita do të vijojë aksionin politik deri në largimin e kryeministrit nga pushteti.

Korrëm një fitore tjetër, arritëm një rekord të ri në protestën tonë. Asgjë nuk na ndal pa hedhur Ramën në koshin e plehrave të historisë”, tha kreu i PD-së.

Protesta e kësaj të shtune u zhvillua në formë marshimi në disa akse të Tiranës dhe u shoqërua me episode tensioni në disa zona, ndërsa u mbyll para selisë blu me deklaratën e liderit të opozitës.

 

3 MUAJ ME PARE

Policia "mbyt" me ujë protestuesit, Berisha "braktis" militantët

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Berisha duke hipur në makinë

Tensione janë regjistruar gjatë marshimit të Partisë Demokratike, ku policia ka ndërhyrë me autoblindë me ujë për të shpërndarë protestuesit pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Sipas raportimeve nga terreni, efektivët nuk kanë lejuar afrimin e turmës drejt godinës dhe kanë përdorur ujëhedhëse për ta zmbrapsur atë, duke shpërndarë protestuesit në disa drejtime. Situata u tensionua pas përpjekjeve të disa personave për t’iu afruar kordonit të sigurisë.

Më herët, gjatë marshimit në zona të tjera të kryeqytetit, është hedhur një molotov në afërsi të vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Pas këtij momenti, forcat e rendit kanë shtuar masat dhe kanë ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm.


Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është parë duke hipur në automjet dhe duke u larguar nga zona e protestës, ndërsa situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të forcave të rendit.

Protesta e opozitës u zhvillua në formë marshimi në disa akse të Tiranës, duke nisur nga Kryeministria dhe duke vijuar drejt institucioneve të tjera, ndërsa mbrëmja është shoqëruar me episode tensioni dhe ndërhyrje të policisë për shpërndarjen e turmës.

3 MUAJ ME PARE

Tym e flakë te Vila 31/ U nisën për të rrëzuar Ramën, protestuesit sulmojnë me molotovë vilën e ish-diktatorit Hoxha (Video)

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Protestuesit sulmojnë vilën ish-diktatorit Hoxha

 Sulmohet nga protestuesit e PD shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha

Tubimi i PD ka dalë jashtë kontrollit. Masivë molotovësh dhe mjetesh piroteknike janë hedhur drejt vilës së Enver Hoxhës në zonën e ish-Bllokut.

Molotovë janë hedhur në ballkonet e vilës ndërsa brenda ndodhen dhe njerëz, ndërtesë e cila tashmë është kthyer në qendër të artistëve.

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Theksojmë që shumica e molotovëve të protestës së sotme u hodhën pikërisht në këtë ndërtesë. Protestuesit e drejtuar nga Berisha u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe përfunduar duke I vënë flakën, shtëpisë së ish-diktatorit të vdekur.

Në protestën e sotme, organizatorët e  protestës së PD, e kursyen Kryeministrinë nga molotovët.

Pas këtij momenti, forcat e rendit kanë shtuar masat dhe kanë ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është parë duke hipur në automjet dhe duke u larguar nga zona e protestës, ndërsa situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të forcave të rendit.

Tubimi nisi përpara godinës së Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pas kalimit në qendër të qytetit, protesta vijoi pranë selisë së Partisë Socialiste dhe më pas zbriti drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë.

3 MUAJ ME PARE

Protestuesit zhvendosen para Drejtorisë së Policisë Tiranë, kordon policor në hyrje të rrugës

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Protestuesit e Partisë Demokratike janë zhvendosur këtë mbrëmje para Drejtorisë së Policisë Tiranë, pas një marshimi në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Tubimi nisi përpara godinës së Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pas kalimit në qendër të qytetit, protesta vijoi pranë selisë së Partisë Socialiste dhe më pas zbriti drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku aktualisht ndodhen protestuesit.

Forcat e rendit kanë krijuar një kordon sigurie që në hyrje të rrugës që të çon drejt godinës, duke mos lejuar afrimin e turmës pranë ambienteve të policisë. Efektivët janë vendosur në disa rreshta, ndërsa situata deri në këto momente paraqitet e qetë dhe pa tensione.

Protesta po zhvillohet në formë marshimi, pa podium dhe pa fjalime qendrore, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm.

3 MUAJ ME PARE

Koçiu reagon për marshimin e PD-së: Molotovët nuk janë akt proteste, por provokim i hapur

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Albana Koçiu

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar në lidhje me zhvillimet gjatë protestës së Partisë Demokratike, duke dënuar aktet e dhunës dhe përdorimin e mjeteve zjarrvënëse pranë institucioneve shtetërore.

Në një reagim publik, Koçiu u shpreh se tentativat për t’iu afruar godinës së Policisë së Shtetit me molotovë në duar nuk përbëjnë akt proteste, por përpjekje për provokim dhe përshkallëzim të situatës.

Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës. Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë”, shkruan Koçiu.

Ministrja përdori tone të ashpra ndaj drejtuesve të opozitës, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për të tensionuar klimën politike.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish. Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, vijon reagimi i saj.

Deklarata e ministres vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë marshimit të opozitës në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Drejtorisë së Policisë. Situata në kryeqytet mbetet nën monitorim të shtuar nga strukturat e sigurisë.

3 MUAJ ME PARE

Tubimi i opozitës / PD-ja vijon marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit kalojnë para selisë së PS-së!

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Opozita ka vijuar marshimin e saj në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë kaluar para selisë së Partisë Socialiste dhe kanë vijuar rrugën drejt Kryeministrisë. 

Pavarësisht deklaratave të mëhershme të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili gjatë protestës së kaluar paralajmëroi se përdorimi i gazit lotsjellës nga Policia e Shtetit në selinë e PD-së “nuk do të mbetej pa përgjigje”, parakalimi para selisë së PS-së ka qenë pa incidente.

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Kujtojmë se protesta nisi para godinës së Kryeministrisë, ku nuk pati incidente. Pas disa minutash ata e spostuan protestën te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku hasën një kordon të madh policie, i cili nuk i lejoi të afrohen. Pas disa përplasjeve, policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

3 MUAJ ME PARE

Militantët zhvendosen në qendër të Tiranës, kalojnë para Kuvendit pa incidente (Video)

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Pas përplasjeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, militantët e Partisë Demokratike janë zhvendosur në marshim drejt zonës së “9-katsheve”, duke kaluar më herët para godinës së Kuvendit.

Ndryshe nga protesta e kaluar, kur në zonën e Parlamentit pati tensione dhe përdorim të gazit lotsjellës, këtë herë kalimi i turmës para Kuvendit është zhvilluar pa incidente. Në tubimin e mëparshëm, përplasjet u shoqëruan me ndërhyrje të policisë dhe situata u tensionua edhe në afërsi të Xhamisë së Namazgjasë, ku u raportua për shqetësim, pasi besimtarët po faleshin dhe u mbytën nga gazi.

Në marshimin e sotëm, forcat e rendit kanë qëndruar në gatishmëri, por nuk është regjistruar përdorim force në zonën e Parlamentit. Protestuesit kanë vijuar lëvizjen drejt “Pedonales”, ndërsa mbetet e paqartë se cili do të jetë destinacioni i radhës.

Protesta e PD-së po zhvillohet në formë marshimi në rrugët e Tiranës, pa podium dhe pa fjalime qendrore, ndërsa në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

3 MUAJ ME PARE

Protesta e PD-së, reagon Rama: Bota e lirë lufton kundër mullahëve, opozita me plehrat kundër shqiptarëve

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillon Partia Demokratike mbrëmjen e sotme në Kryeqytet.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama ka bërë një paralelizëm ironik të protestës së opozitës me sulmet amerikane ndaj Iranit. Ai thekson se teksa bota e lirë lufton kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare lufton kundër shqiptarëve.

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama.

3 MUAJ ME PARE

Përplasja me policinë, një protestues humb ndjenjat

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Protestuesi humb ndjenjat

Një protestues është ndjerë keq pas përplasjes me efektivët para Drejtorisë së Policisë. Protestuesi ka humbur ndjenjat dhe ambulanca nuk ka mundur të ndërhyjë, pasi rruga ishte e bllokuar.

Protestuesit po marshonin drejt Drejtorisë së Përgjithshme të  Policisë së Shtetit, efektivët u bënë kordon dhe i ndaluan në mes të rrugës. Ata hodhën ujë dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ky tubim, ndryshe nga herët e tjera nuk pati fjalime në podium. Sipas burimeve, qëllimi ishte mesazhi politik të përcillet përmes lëvizjes në terren.

Policia nuk ka pranuar të marrë përsipër protestën, por ka vendosur 1500 forca në terren për të garantuar rendin.

Forcat janë shpërndarë pranë godinave të rëndësisë së veçantë, përfshirë Kryeministrinë, e cila është blinduar me gardh metalik.

 

3 MUAJ ME PARE

Pas ujit dhe gazit lotsjellës, protestuesit largohen nga Drejtoria e Policisë

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Protestuesit e Partisë Demokratike janë larguar nga ambientet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë pas përplasjeve me forcat e rendit. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, duke detyruar protestuesit të tërhiqen.

Pas grumbullimit fillestar përpara Kryeministrisë, protesta vijoi në formë marshimi në rrugët e Tiranës, sipas strategjisë së re të opozitës, pa podium dhe pa fjalime qendrore. Turma u zhvendos drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku u ndalua nga efektivët e rendit.

Sipas raportimeve nga terreni, tensionet u rritën në momentin kur protestuesit tentuan të afrohen pranë godinës, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe mjete ujëhedhëse për t’i shpërndarë. Pas ndërhyrjes, protestuesit janë kthyer mbrapsht.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë itinerari i radhës i marshimit, ndërsa situata në kryeqytet mbetet dinamike. Në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie, të vendosura pranë institucioneve të rëndësisë së veçantë, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë. Ndërkohë lëvizja e protestuesve ka paralizur trafikun. 

3 MUAJ ME PARE

Protestuesit zhvendosen para Drejtorisë së Policisë, përplasen me efektivët (Video)

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Protestuesit përplasen me efektivët

Protestuesit e PD janë përplasur me efektivët para Drejtorisë së Policisë.

Nisin tensionet para Drejtorisë së Policisë. Protestuesit e PD janë përplasur me efektivët para Drejtorisë së Policisë.

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Ata po marshonin drejt Drejtorisë së Përgjithshme të  Policisë së Shtetit, efektivët u bënë kordon dhe i ndaluan në mes të rrugës.

Policia i ka shpërndarë me ujë me piper dhe gaz lotsjellës



Protestuesit shtyjnë policinë

Ky tubim, ndryshe nga herët e tjera nuk pati fjalime në podium. Sipas burimeve, qëllimi ishte mesazhi politik të përcillet përmes lëvizjes në terren.

Policia nuk ka pranuar të marrë përsipër protestën, por ka vendosur 1500 forca në terren për të garantuar rendin.

Forcat janë shpërndarë pranë godinave të rëndësisë së veçantë, përfshirë Kryeministrinë, e cila është blinduar me gardh metalik.

Njësitë “Shqiponja” janë pajisur me fikëse zjarri, si masë parandaluese, duke marrë në konsideratë incidentet e regjistruara në protestat e mëparshme.

Kujtojmë që kjo është protesta e 4 për të këtë vit, që po zhvillojnë demokratët. Herën e kaluar pati përplasje mes militantëve dhe policisë. Ky u hodhën molotovë dhe gazlotsjellës. Përkatësisht demokratët sulmuan me molotovë dhe fishekzjarrë forcat e rendit dhe këtë të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme.

 

3 MUAJ ME PARE

Berisha flet nga protesta: Ndryshimet në qeveri, tentativë e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Berisha në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur gjatë marshimit të opozitës në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar protestën si një “marshim revolte” kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas Berishës, protesta synon të shprehë “zemërimin popullor” ndaj asaj që ai e quajti “organizata kriminale e qeverisë shqiptare”, duke theksuar se ndryshimet në kabinet nuk ndryshojnë thelbin e betejës politike të opozitës.

Kjo protestë ka formën e një marshimi revolte në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po dhe 30 Lubi po të largosh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, sipas tij, kryeministri është “kazus belli” i betejës së opozitës deri në largimin e tij nga pushteti.

Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama, kazus belli i betejës sonë gjer në largimin e tij. Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Ndaj dhe largimi i njërit apo tjetrit përbën vetëm përpjekje të dështuara të tij për të ruajtur lëkurën e vet. Asgjë nuk e mbron dot atë nga revolta popullore,” deklaroi lideri demokrat.

Protesta e sotme po zhvillohet në formë marshimi, pa podium dhe pa miting qendror, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në disa akse të kryeqytetit. Në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie, ndërsa Kryeministria dhe institucionet e tjera të rëndësisë së veçantë janë nën masa të shtuara sigurie.

 

3 MUAJ ME PARE

Nis hedhja e molotovëve, protestuesit u vënë flakën koshave dhe sulmojnë bizneset 

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Nis hedhja e molotovëve,

Ka nisur hedhja e molotovëve në protestën e PD. Militantët po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë së shtetit. Ata u kanë flakën koshave të mbeturinave. Madje kanë shpërthyer molotovë edhe ndaj bizneseve në anë të rrugës.

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Protesta e sotme e opozitës është ndryshe nga 4 të tjerat, pasi nuk ka fjalime nga përfaqësues të opozitës.

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
U vihet flaka koshave të mbeturinave

Është e dyta herë radhazi që Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës, përkthyer kjo në përgjithësi direkte nga organizatorët.

 

3 MUAJ ME PARE

Opozita zhvendos tubimin, protestuesit largohen nga Kryeministria!

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,

Vetëm disa minuta ka zgjatur protesta e opozitës para godinës së Krymeinsitrisë. Pas disa thirrjesh për largimin e Edi Ramës, protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria dhe janë nisur drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Ajo çfarë ra në sy në këtë tubim ishte mungesa e incidenteve. Ndryshe nga proitestat e mëparshme ku ka pasur hedhje molotovi dhe fishekzjarresh në drejtim të godinës së Kryeministrisë. 

Ndërkohë që gjatë lëvizje për te godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, disa protestues kanë hedhur molotovë në koshat që ndodhen anash rrugës. 

Protesta e sotme pritet të vijojë edhe në institucione të tjera, pasi Berisha ka deklaruar se ky tubim i sotëm do të jetë në formën e marrshimit. 

3 MUAJ ME PARE

Nis protesta e PD/ Militantët mblidhen para Kryeministrisë, priten sërish tensione (Video)

Minutë pas minute/ PD marshim protestë në Tiranë,
Nis grumbullimi i militantëve para Kryeministrisë

Organizatorët kanë zgjedhur një format marshimi në terren, me synim lëvizjen drejt institucioneve kryesore në kryeqytet...

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Militantët janë mbledhur para Kryeministrisë, teksa atyre u është bashkuar dhe kreu Sali Berisha. Tubimi ka nisur me thirrjet “Rama ik”.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e PD-së për vitin 2026, pas tubimeve të 24 janarit, 10 dhe 20 shkurtit. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë nuk është ngritur podium dhe nuk parashikohen fjalime nga drejtuesit politikë. PD ka instualur vetëm një foni, ku militantët orientohen si të veprojnë. 

Organizatorët kanë zgjedhur një format marshimi në terren, me synim lëvizjen drejt institucioneve kryesore në kryeqytet.

Grumbullimi fillestar po zhvillohet përpara Kryeministrisë, e cila është blinduar me gardh metalik si masë sigurie. Rreth 1500 forca policie janë vendosur në gatishmëri dhe janë shpërndarë pranë godinave të rëndësisë së veçantë. Në terren janë angazhuar edhe efektivët e Forcave “Shqiponja”, të pajisur me mjete parandaluese, përfshirë fikëse zjarri, duke pasur si referencë incidentet e regjistruara në protesta të mëparshme.

Sipas planit të bërë publik nga burime brenda opozitës, pas grumbullimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt disa institucioneve shtetërore, duke përjashtuar Kuvendin. Me gjasë, një nga ndalesat mund të jetë edhe selia e Partisë Socialiste, çka mund të sjellë bllokim të akseve kryesore të qarkullimit në Tiranë.

Më herët, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta mund të zhvendoset edhe drejt selisë së PS-së, duke mos përjashtuar skenarë përshkallëzimi. Megjithatë, paraprakisht është konfirmuar se nuk do të ketë përdorim të mjeteve piroteknike.

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, ndërsa zhvillimet në terren pritet të përcaktojnë edhe dinamikën e mëtejshme të protestës.

Lini një Përgjigje