TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2025, 16:13

11 maji/ Publikohet lista zyrtare e zgjedhësve, mbi 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote

Shkruar nga Pamfleti

11 maji/ Publikohet lista zyrtare e zgjedhësve, mbi 3.7 milionë
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas, brenda dhe jashtë vendit. Ndër ta, 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë ndërsa 1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit. Ndërsa numri i qendrave të votimit është 5,225.

Numri i emigrantëve të regjistruar zyrtarisht në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808 persona.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori:

– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;

– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Ndërkohë, qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit.

Lini një Përgjigje