Politike 1 Prill 2023, 09:34

14-vjetori i anëtarësimit në NATO, SHBA: Shqipëria, kontribuese në mbrojtjen dhe stabilitetin e rajonit

Shkruar nga Pamfleti

14-vjetori i anëtarësimit në NATO, SHBA: Shqipëria,

Ditën e sotme bëhen 14 vjet që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 Prill 2009.

Në lidhje me këtë datë të shënuar për ne ka reaguar ambasada amerikane. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë.

“Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO.

Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe mezi pret të vazhdojë të punojë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë”, shkroi amabsada në Twitter.

shba shqipëri nato