Politike 7 Maj 2023, 22:13

20 kryetarë bashkie përdorin administratën për fushatë, Celibashi tallet me qytetarët; kërkesë në KAS të dënohen me 3 mijë lekë gjobë

Shkruar nga Pamfleti

20 kryetarë bashkie përdorin administratën për fushatë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të tallet me Kodin Zgjedhor. Ndonëse e gjithë makineria shtetërore është vënë në dispozicion të PS dhe kryebashkiakëve aktualë, KQZ mjaftohet me disa gjoba minimaliste. Rasti më absurd është ditën e sotme.

KQZ ka bërë 5 kërkesa në KAS, ku kërkon të merren masa ndaj kryebashkiakëve socialistë sepse po përdorin administratën në fushatë. KQZ ka konstatuar po ashtu se rrjetet sociale të bashkive përdoren për aktivitetet elektorale. Kjo gjë është bërë nga 20 bashki dhe Celibashi ka kërkuar të ndëshkohen me 3 mijë lekë të reja gjobë. Pra duket se i ka dërrmuar kryebashkiakët.

20 kryetarë bashkie përdorin administratën për fushatë,

20 kryetarë bashkie përdorin administratën për fushatë,
Emrat e kapur me shkelje

Një rast tjetër është ku kërkohet që kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici të ndëshkohet me 10 mijë lekë gjobë sepse ka përdorur burimet publike për fushatë. Pra duket se Gjici me 10 mijë lekë nuk do bëjë më shkelje sepse e rëndojnë shumë kaq lekë.

Por nuk mbyllet me kaq. Po me 3 mijë lekë, KQZ ka kërkuar të ndëshkohen dhe 5 Sekretarë të Përgjithshëm në ministri. Pra duket se tallja nuk ka fund. /Pamfleti

20 kryetarë bashkie përdorin administratën për fushatë,

 

Dokumenta bashkëngjitur