Politike 7 Maj 2023, 19:03

Meta akuza Ramës: 1/3 e kandidatëve ja preku dekriminalizimi, harxhon 20 mln euro për udhëtime me avion

Shkruar nga Pamfleti

Meta akuza Ramës: 1/3 e kandidatëve ja preku dekriminalizimi, harxhon

Pas Sali Berishës, edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nisur sulmet ndaj Ramës sa i takon pasurisë.

Nga Velipoja ai ka akuzuar kryeministrin se ka përdorur paratë e qytetarët për shërbimet e tij personale.

Gjithashtu, Meta është shprehur se problemi i kryeministrit është vota e lirë, ndërsa shtoi se më 14 maj Rama do të marrë ‘vulën e turpit’.

1/3 e tyre i kapi dekriminalizimi. Rekordin e theu bashkia e Vorës, ndërroi 5 kryetarë të komanduar. Bashkia e Kavajës falimetoi, bashkia e Vorës falimentoi. Nuk ka kohë Shkodra të provojë Edi Ramën se e ka provuar e gjithë Shqipëria. Përfundoi me 20 mln euro në kurriz për udhëtime me super avionin e tij luksoz që konkurron me sheikët më të pasur të lindjes së Mesme. Kujtoi se do ta kalonte me një gënjeshtër. Para disa ditësh i lutej kandidatit të pavarur në Sarandë të tërhiqej nga gara sepse kandidati i tij do të dalë i tretë dhe i thotë e ke ti përgjegjësinë nëse humbim Sarandën”, tha Meta.

 

meta rama akuza