TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2026, 08:41

24 ditë protesta, Rama mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit politikë në selinë e PS

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit kanë pesë kërkesa ndaj kryeministrit, ku kryesoret ishin dorëheqja e panegociueshme e tij dhe qeverisë si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

24 ditë protesta, Rama mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit
Kryeministri Edi Rama në selinë e PS

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat.

Takimi pritej të niste në orën 08:30.

Mbledhja vjen pak ditë pas takimit të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë, si dhe në një kohë kur prej më shumë se tre javësh në Tiranë po zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e tij.

Pas takimit me drejtuesit politik, Edi Rama do të takohet edhe me kryebashkiakët. Takimi do të mbahet në orën 09:30, tek ish-hoteli “Dajti” në Tiranë.

Ndërkohë para takimit, Kryeministri Rama ka shpërndarë një mesazh e të një qytetari, i cili ka shprehur vlerësimin e tij për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë.

Në mesazhin e qytetarit, Rama gjen edhe shafajsim për akuzat ndaj tij, ku thekson se qytetarët që i kërkojnë dorëheqje duhet të provojnë “t’i veshin këpucët e kryeministrit” çfarë do të thotë.

Dita e djeshme shënoi ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan në bulevard, duke u pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë.

Protesta nisi me dy përplasje të vogla verbale, ku një zonjë në sheshin “Skënderbej” dhe një zotëri para godinës së Kryeministrisë kishin disa pikëpamje të ndryshme me organizatorët e protestës, ndërsa u vu re një numër më i vogël pjesëmarrësish krahasuar me ditët e mëparshme.

Kujtojmë se në ditën e 23-të të saj, grupi organizator publikoi pesë kërkesa, ku kryesoret ishin dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

 

rama mbledh drejtuesit politikë 24 ditë protesta

1 Komente

  1. T
    Tony

    O atletiku nones vet e ka nona me kimet.

    Lini një Përgjigje