TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 15:52

“29 ditë për t’i dhënë fund monizmit”, Meta në çeljen e fushatës: Nuk është koha për ndryshim, por për revolucion

Shkruar nga Pamfleti

“29 ditë për t’i dhënë fund monizmit”,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga podiumi i çeljes së fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ftoi qytetarët që të bashkohen kundër “monizmit”. 

Gjatë fjalës së tij Meta nuk la pa akuzuar qeverinë, për të cilën tha se e ka kthyer vendin në një klikë që kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor. Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë monizëm, është revolucioni i 14 majit. 

Është koha të vrapojmë! Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetit vendor. Pyes veten, pas 4 vitesh do shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte ndonjëherë në Shqipëri, që ky vend anëtar i NATO, 100 për qind pro evropian, të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut siç është e gjithë Rilindja. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion. Për revolucionin me votë që do sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut.

Ai autobus atje është një shpresë e madje, jo thjesht për transportin falas. Çdo ditë për qytetarët e Tiranës. Ai autobus është shpresë, se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare, por që shkojnë te pronarët e incenaratorëve që nuk ekzistojnë. Ndaj, të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rival, por vetëm një regjim të kalbur në themelet e tij të korruptuara. Kanë përballë një regjim që ka nevojë për një të shtyrë me votën tuaj. Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia vendit tonë”, tha Meta.

meta Çelja fushatës

Lini një Përgjigje