TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 13:30

“A je ti bashkë-kryetar, atëhere çfarë...", Rama shpërthen në ulërima në telefon në Romë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“A je ti bashkë-kryetar, atëhere çfarë...",
Edi Rama

Është publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.

Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: 

“Mbledhje grupi… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri të thotë mes të tjerash.

Personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Arbjan Mazniku, por kjo nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit Ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Mbledhja e përbashkët pritet të finalizohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në samitin e parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, si dhe rreth 20 ministra nga të dyja qeveritë u nënshkrua marrëveshje të përbashkëta për bashkëpunim në dhjetë fusha të ndryshme si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora, transformimi ekonomik dhe rritja e zgjuar.

Në agjendë janë përfshirë edhe çështje të politikës evropiane dhe ndërkombëtare, me fokus në luftën në Ukrainë dhe mbështetjen italiane për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

rama shpërthen në ulërima në telefon në romë

3 Komente

  1. M
    Miranda

    Paska fjalor me te bukur se Ballukja ky. Hajde politike hajde ku ke perfunduar, fjalor teper i ulet qe perdorin vetem rrugacet, hajdutet, garipat, kriminelet, njerzit pa tru dhe pa moral, kurse ne populli e votojm dhe e mbajme per k/minister kete rrugac!

    1. Z
      Z gjergj zefi coje ne spak si ceshtje

      Nuk eshte mazniku or tu bofsha. Lajmeroni Spakun sa me pare se po i bojn presion grupit te punes ne ministri te brendshme dhe polici te shtetit qe te firmose kontrate 150 milion euro me arabet per smart city me kompanine qe i do bytha ramsit. As tender as koncesion asigjo. Direkt kompanise.

      1. b
        blini

        Eshte vetem nje psikopat. E ka te shkruar ne balle, dhe shqiptaret akoma se lexojne. Kaq

        Lini një Përgjigje