
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur lidhur me turin e tij të takimeve me demokratët.
I pyetur nëse aspiron të jetë kryetar i PD-së, Salianji tha se nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara.
Ai theksoi se takimet e tij me demokratët nuk kanë lidhje me këtë, pasi synon që PD të jetë parti fituese. Demokrati thekson se nuk ka shpallur asnjë platformë për të qenë në krye të partisë.
“Kjo nuk duhet të quhet përçarje. Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime. Ku po kërkoj unë ndonjë gjë? Kam shpallur unë ndonjë gjë? Kam shpallur ndonjë platformë se si do të jetë apo si e bëj unë? Unë jam duke dëgjuar demokratët. Ku është këtu përçarja? Vijmë te elementi tjetër, nëse dikush do kishte ambicie për të kandiduar, ambicia çon përpara, ça problemi ka? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë. Parimi është ky, lista e PD-së ishte përfaqësuese apo jo? U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve? Marrëdhënien e kam me demokratët dhe mendimet e mia do të vazhdoj t'i them, ato që janë bindjet e mia”, tha ai për “Euronws Albania”.
Lini një Përgjigje