TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2023, 21:12

SPAK “mbërthen” Metën, kreu i PL pranon se u pyet për lidhjet me Ismailajn; kërcënon hapur prokurorët

Shkruar nga Pamfleti
SPAK “mbërthen” Metën, kreu i PL pranon se u pyet për
Ilir Meta, Kastriot Ismailaj dhe SMS e 200 mijë eurove

Dëshmitë e dala deri më tani tregojnë se Meta e cilësonte Ismailajn vëlla. Si duket tani ai e ka mohuar. Po ashtu në media ka dalë dhe një SMS ku Meta i kërkon Ismailajt 200 mijë euro. 

Ilir Meta ka filluar ta ndjejë frikën nga dosja CEZ-DIA. SPAK e ka rihapur këtë aferë dhe ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2015, duket se këtë herë kreu i PL e ka pisk punën.

Meta doli sot në një intervistë televizive dhe pranoi për herë të parë se është marrë 3 orë në pyetje për lidhjet me Kastriot Ismailajn, kreun e DIA. Ky i fundit është sot në burg dhe prokurorët e SPAK kanë tentuar të zbërthejnë Metën se çfarë lidhje kishte ai me të.

Nuk ka pasur asnjë fakt ndaj meje. Ishin pyetje për shembull si e njeh Batonin. A ke qenë ndonjëher me Batontin apo jo, por dhe mund të kem qenë. Gjëra të kësaj natyre. Po jam pyetur për Kastriot Ismailajn. Po jam takuar me të dhe njihesha që në vitet 1990. Ai ishte miqësor me të gjithë. Ai nuk ka përfituar prej meje. Që kur ai pati problem me drejtësinë unë kam kufizuar kontaktet me të. Më kanë pyetur dhe për një emër që e njeh për shembull Çim Pekën, i thashë jo”, tha Meta.

Në fakt dëshmitë e dala deri më tani tregojnë se Meta e cilësonte Ismailajn vëlla. Si duket tani ai e ka mohuar. Po ashtu në media ka dalë dhe një SMS ku Meta i kërkon Ismailajt 200 mijë euro. 

Ishte një si 10-të kompanitë e tjera që mblidhnin borxhet e OSHEE dhe ia kalonin CEZ për ta ndihmuar për punët e saj. Kjo ishte në autoritetin ekskluziv të CEZ-t sepse ishte kjo kompani që i zgjidhte për punët e veta. Dhe kanë zgjedhur edhe zotërinë (Ismailaj). Kur e kanë zgjedhur zotërinë nuk ka asnjë lidhje me mua. Unë nuk kam qenë ministër i Ekonomisë, por i Jashtëm. Nuk ekziston asnjë fakt, asnjë shkresë, asnjë dokument që të kem favorizuar CEZ", u shpreh Meta.

Nga tjetër ai është pyetur dhe për vizitat e dyshimta në Çeki, aty ku u gatua pazari. Meta e ka pranuar se ka udhëtuar në Çeki, ndërsa tenton të justifikohet se ai nuk ka ndërhyrë që të ulej çmimi i energjisë për CEZ.

Vizita ime ka qenë vizitë pune, zyrtare dhe është e dokumentuar. Është kryer sepse ne CEZ-in e kemi pasur partner. Ne kishim 24 për qind të aksioneve që i përfaqësonte Ministrinë e Ekonomisë dhe ishte problemi se CEZ nuk bënte investimet e veta. Unë kam qenë në Pragë në 29 nëntor apo 30 nëntor të 2010 si ministër i Ekonomisë dhe zv/kryeministër. Jam takuar me ministrinë e linjës sepse CEZ është kompani publike dhe jemi takuar dhe me drejtues e bordit të CEZ dhe u kërkuam të përmbushin detyrimet. Pas kësaj vizite ERE ka marrë vendim dhe ERE varej nga Parlamenti, po ne e mohuam si qeveri dhe sidomos KESH që ishte në varësinë time, që ka kundërshtuar vendimin që KESH të favorizonte CEZ që t’ia shiste energjinë më lirë. Është kundërshtuar nga ne në gjykatë dhe ky konflikt solli dhe dorëheqjen e kreut të bordit të ERE”, tha ai.

Por nga ana tjetër ai tregoi se ka nisur të trembet. Ai kërcënoi hapur prokurorët, duke thënë se ligji do jetë aty edhe kur të ikë Rama.

Prokurorët të bëjnë kujdes me ligjin se ligji do jetë aty sot dhe nesër. Maliqi do përgjigjet për shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit. Është ai në krye të aferës së inceneratorëve”, tha ai.

Meta më tej ju hakërrye rrjetit BIRN, i cili ishte i pari në vitin 2015 që publikoi dëshmitë e kreut të CEZ që përmendte Metën. Ky i fundit dredhoi disa herë duke deklaruar se ai ka gënjyer për të shpëtuar veten. Nga ana tjetër nuk sulmuan sulmet dhe akuzat ndaj SPAK. /Pamfleti

 

meta ismailaj cez-dia

Lini një Përgjigje