Politike28 Mars 2023, 17:30

Alibeaj pa kandidat edhe në Kurbin, reagon Genc Doçi: Kryesia nuk e zyrtarizoi emrin tim

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj pa kandidat edhe në Kurbin, reagon Genc Doçi: Kryesia nuk e

Genc Doçi i përfolur si kandidat për kryetar bashkie në Kurbin me Partinë Demokratike, nuk do të jetë në garë për zgjedhjet e 14 majit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk e ka miratuar kryesia. Më herët u raportua se ai ishte tërhequr nga gara, ndërsa vetë Doçi shprehet se kandidatura e tij nuk u miratua nga kryesia. Duhet theksuar se ai u prezantua pak javë më parë nga vetë Alibeaj.  

"Të nderuar qytetare te Kurbinit! Unë nuk do jem kandidat për zgjedhjet vendore te 14 Maj 2023, pavarësisht dëshirës time te madhe për tu përfaqësuar. Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi te mos e zyrtarizojë kandidaturën time. Ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen qe me keni dhënë, e kam ndjere çdo ditë në takimet e shumta qe kemi bërë bashke! Me respekt Genc Doçi”, shkruan ai.

 

alibeaj kurbin genc doci