TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2023, 14:58

PD nxori vetëm 17 kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, Balla ironizon Alibeajn: I rroftë vula!

Shkruar nga Pamfleti

PD nxori vetëm 17 kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, Balla

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku nuk la pa komentuar edhe rastin e kundërshtarit politik, Enkeljd Alibeaj, i cili nuk mund të nxirrte më shumë se 17 kandidatë.

Balla i ktheu përgjigje akuzave të Alibeajt se nuk nxorën dot kandidatë sepse Rama zvarriti gjyqin.

Sipas tij kreu i qeverisë nuk lidhje me këtë çështje të Partisë Demokratike.

Këta të paktën në një gjë janë bashkë, edhe Saliu edhe Enkelejdi, edhe kur bie shiu shumë e ka fajin Rama edhe kur nuk bie e ka fajin Rama. Kanë pas çështje me PS apo me njëri tjetrin, në gjykatë e kanë çuar këta njëri-tjetrin apo ne? Nuk e di ky hyn Rama, në këtë çështje, por jemi mësuar me këtë lloj retorike, që për çdo gjë edhe kur nuk merren vesh me njëri tjetrin”, tha Balla i ftuar në “Report tv” .

Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur se pas shumë debatetsh brenda grupimit që drejtohet nga ai, kanë vendosur që në zgjedhjet e 14 Majit të hyjnë vetëm me 16 kandidatë.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj është shprehur se ai ka qenë i mendimit që në zgjedhje duhet të hynin me 61 kandidatë, teksa ka shtuar se arsyet pse do të hyjnë pjesërisht kanë qenë kryesisht stërzgjatja e procesit zgjedhor për vulën e PD-së dhe situata kaotike brenda kësaj force politike.

 

balla alibeaj

Lini një Përgjigje