Politike28 Mars 2023, 15:49

Rama i var "ujkut mëlçitë në qafë”: Bastet në Shqipëri do t’i mbikëqyrë Fidel Ylli, këto ditë kalojmë ligjin

Shkruar nga Pamfleti

Rama i var "ujkut mëlçitë në qafë”: Bastet

Rikthimi basteve është skenar i përbashkët i Edi Ramës e bosëve të mafies së ndërtimit që kanë pasur monopolin e llotove e kazinove, duke përdorur si “propozues” Fidel Yllin...

Nuk ka më asnjë dyshim se bastet do të drejtohen nga “arkitekti” i hapjes së tyre Fidel Ylli. Ndonëse i mbylli me shumë bujë, Rama këtë vit ka në plan të rikthejë bastet, ndonëse justifikohet pas faktit se do të jenë online. Rikthimi i tyre ka ngritur mjaft pikëpyetje, pasi dyshimet janë se fshihen interesa të caktuara. Sot Rama e ka treguar hapur këtë, pasi dy njerëzit që do të merren me mbikëqyrjen e basteve janë Fidel Ylli, kreu i Komiteti Olimpik dhe Armando Duka, kreu i Federatës së Futbollit.  

“Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj., do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama gjatë një aktiviteti mbi dekorimin e disa sportistëve.

Vetë Rama e pranoi dështimin me këtë nismë, duke thënë se ata nuk i mbyllën dot bastet online, teksa shtoi se këto ditë do miratohet ligji.

Së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët. Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë. Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni”, tha ai.

Rikthimi basteve është skenar i përbashkët i Edi Ramës e bosëve të mafies së ndërtimit që kanë pasur monopolin e llotove e kazinove, duke përdorur si “propozues” Fidel Yllin, të njohur e skeduar si “yll” i akvitetit të zi në banka, ndërtim, zhvatje trojesh bregdetare e pazaresh në sport.

Prej 3 vitesh, intensivisht pas mbylljes së lojërave të fatit, Fidel Ylli ka kërkuar ri-hapjen e basteve dhe llotove, madje duke folur në çdo seancë parlamantare si deputet i PS, ku gjoja mallkonte kryeministrin pse i mbylli. /Pamfleti

fidel ylli baste rama