Politike28 Mars 2023, 15:08

Zgjedhjet e 14 Majit, tërhiqen kandidatët e Alibeajt për Lezhën, Korçën, Vorën dhe Kurbinin

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 Majit, tërhiqen kandidatët e Alibeajt për
Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj

Pas prezantimit të kandidatëve nga Partia Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 Majit, kanë filluar rrjedhjet e para. Kandidatët për Bashkitë e Lezhës, Kurbit, Vorës dhe Korçës janë tërhequr nga gara elektorale.

Gjergji Gjata, kandidati i listuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Korçës, njftoi se nuk do garojë më 14 maj.  Në një njoftim të bërë nga vetë Gjata, bëhet me dije se bashkë me kandidatin, janë tërhequr nga gara dhe 40 emrat e listuar si këshilltarë bashkiakë. Shkak, sipas Gjatës është bërë shkelja e integritetet dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve nga vendime personale dhe jo kolegjiale. 

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ”, njofton Gjata.

Po ashtë nga gara është tërhequr kandidati i Bashkisë Lezhë, Sandër Marku. Listës i është bashkuar edhe Genc Doçi i Kurbinit, i cili është dorëhequr nga beteja e 14 Majit.

Por mësohet se dhe në Vorë PD do të jetë e papërfaqësuar. Mësohet se kandidati i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar nga Enkelejd Alibeaj, Ibrahim Bruka, nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet.

Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë””, tha ai.

Ndërkohë vetë zoti Bruka i kontaktuar nga mediat, ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

Ditën e sotme Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se nuk dolën me 61 kandidatë për kryetarë bashkie për shkak të stërgjatjes së procesit gjyqësor për PD dhe vendimin e KQZ.

Ndër të tjera Aliebeaj theksoi se deri në momentin e fundit dora e tyre ka qenë e shtrirë për kandidatët e foltores që do  të kandidojnë në zgjedhje nën siglën e një partie tjetër.

Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhet te kishim 61 përfaqësues në bashkitë për zgjedhjet lokale. Por stërzgjatja e procesit gjyqësor për PD, vendimi I KQZ dhe çuarja në limite kohore na kushtëzoi në këtë proces. Përtej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jonë ka qenë e shtrire për ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe janë penguar ne forma te ndryshme te kandidojnë në siglën e PD”, tha Alibeaj.

alibeajt 14 maji