TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2023, 15:41

Në Itali i arrestuar për kokainë, Agim Kajmaku mbyll hesapet me drejtësinë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Në Itali i arrestuar për kokainë, Agim Kajmaku mbyll hesapet me
Agim Kajmaku

Çështja ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit u pushua përfundimisht në Gjykatën e Apelit.

Vendimmarrja erdhi pasi Prokuroria u tërhoq nga ankimi që i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila në Dhjetor të 2021 pushoi hetimet ndaj tij për mungesë të provave.

Pas arrestimit në Itali për çështje të trafikut të drogës në Maj të 2022, Prokuroria e Tiranës tha se i qëndronte kërkesës për fajësinë e tij, por 6 muaj më pas u tërhoq nga kjo kërkesë.

Hetimet ndaj tij nisën në 2019 me dyshimet se Kajmaku kishte fshehur një dënim në Greqi.

Ju rikujtojmë se ish-kreu i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku u arrestua në Itali për trafik droge.

Referuar mediave italiane, arrestimi i tij është bërë në datën 26 maj në zonën e San Benedetos së bashku me nipin e tij, pasi janë kapur duke transportuar 20 kg kokainë.

Nga raportimet mësohet se lënda narkotike ishte fshehur brenda disa vazo bimësh, por që është pikasur nga pronari i fidanishtes, i cili ka sinjalizuar policinë.  Pas një vëzhgimi disa mujor nga policia u bë I mundur arrestimi i tyre.

Sasia e drogës, nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 1 milionë eurove. Agim Kajmaku u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Vorës, që mori në 30 Qershor 2019 pasi nuk kishte deklaruar një procedim penal në Greqi.

 

agim kajmaku itali

Lini një Përgjigje