Politike25 Maj 2024, 14:43

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

Shkruar nga Pamfleti

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë lëvizja e Legalitetit për të dalë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të LZHK për parapërgatitjet zgjedhore, Shehi shprehu kritika të forta ndal koalicionit opozitar me PD dhe LSI-në të cilët sipas tij e kanë konsideruar si ndërmarrje për hallet e veta.

“Kemi konsumuar 2 vjet e gjysmë një herë me gjet kush është i pari në këtë grup pastaj kush është I dyti, pastaj kush është miku I amerikanëve, kush është armiku i rusëve. Kemi dy vjet e gjysmë me këtë punë, se cfarë halli ka Shqipëria, kanë qytetarët, për këtë s’e kanë vrarë mendjen fare.”

Kreu i LZHK sqaroi edhe pse vendosi të ndahet nga aleatët e tij tradicionalë dhe se cfarë e dallon nga ata dhe si pikë të parë renditi detyrimin për një jetë normale parlamentare duke e konsideruar luftën e deritanishme të opozitës të humbur.

Kritik ishte edhe për qëndrimin për reformën zgjedhore.

“Këto zotërinjtë duan ta fusin reformën në një negociatë mes grupeve partive,kryetari kësajt, kryetari asajt, muhabete bosh. Deri tani nuk kam dëgju një ide të qartë një ide të vendosur, a duan ta ndryshojnë sistemin apo jo, dhe kam frikë se nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë”.

Dallimin e tij dhe të LZHK me ish aleatët e bëri edhe për qëndrimin ndaj institucioneve te reja të drejtësisë.

“Ka qytete që s’kanë gjykatësa, kanë rrethe që s’kanë prokurori ky është halli që ka qytetari kur del vetëm me hallin e vet përpara. Nuk është halli kë do arrestojë SPAK nesër në mëngjes.”

Pikërisht për këto arsye Shehi tha se rrugëtimi drejt zgjedhjeve të 2025 do të jetë i ndarë nga partitë e tjera të opozitës. Në këshillin kombëtar shehi ritheksoi qëndrimin lidhur me reformën zgjehdore për të cilën tha se LZHK kërkon listat e hapura, votimin elektronik dhe votën e diasporës.

Ndërsa si projeksion të programit zgjedhor të LZHK renditi tre pika kryesore për zhvillimin e ekonomisë duke u ndalur tek industrializimi i vendit, investimet masive në bujqësi dhe sistemin e pensioneve. Me shpresën për të qenë fitues Dashamir Shehi tha se LZHK do të bëjë ndryshimin e Kushtetutës për sistemin politik, për balancat e pushtetit dhe reformën administrative.