Politike24 Maj 2024, 18:44

Mundësia e rikthimit të koalicioneve parazgjedhore, Idrizi: Jam pro, por nuk e di me kë do të rreshtohem në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Mundësia e rikthimit të koalicioneve parazgjedhore, Idrizi: Jam pro,

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbështet rikthimin e koalicioneve të vjetra, ndërsa PS dhe Rithemelimi janë ulur në tryezë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me kërkesë të opozitës për rikthimin e koalicioneve. Për Idrizin ende nuk është e qartë se krah kujt do të rreshtohet për zgjedhjet parlamentare 2025.

Koalicionet mes partive opozitare nuk janë kristalizuar, duke lënë ende në pikëpyetje se cilat do të jenë aleancat politike përballë Edi Ramës, por Idrizi nuk përjashtoi as mundësinë që të garojnë në këto zgjedhje të vetëm.

“Kodi zgjedhor të detyron në një farë mënyrë të jesh me një nga palët. Është një opsion për të dalë me vete, nuk ka akoma një front qoftë opozitar. Është proces diskutimesh, nuk mjafton bashkim mekanik i ca partive dhe figurave, po duhet t’iu japim përgjigje qytetarëve se përse duam të vijmë në pushtet dhe çfarë do bëjmë më mirë”, tha Idrizi në ‘Report Tv”.

Është shpejt për t’u rreshtuar me kë dhe si do jetë konfiguracioni në zgjedhje. Koalicionet parazgjedhore? Do ishte shumë mirë, fakti që ato ndryshuan në mënyrë të njëanshme krijon probleme. Sistemi zgjedhor bëhet për të gjitha palët.

Nuk i zgjedh dot kapitenet e ekipeve tjera. Kuptoj që në kushtet që jemi nuk na mjafton bashkim mekanik, duhet të dalim përtej vetes qoftë edhe tek ajo zona gri. Na duhet një ekip i ri dhe një program më realist”, tha Idrizi.
tha Idrizi.

Ndër të tjera, Idrizi thotë se nuk mjafton bashkimi mekanik për t’u përballur me kryeministrin Rama, por partitë opozitare duhet të dalin me një program realist.