TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 17:18

Alimehmeti shpërthen ndaj socialistëve: Në shtëpinë time 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj, në shtëpinë tuaj kur thotë Rama

Shkruar nga Pamfleti

Alimehmeti shpërthen ndaj socialistëve: Në shtëpinë

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha në mbledhjen ër shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve.

Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin që kjo mbledhje të mbyllet. Ka qenë gjithmonë përpjekjet e opozitës vënies para përgjegjësisë të kryetarit të bashkisë, për aferat. Ai në vetë nuk i ka bërë këto zgjedhje, bashkë me ju i kanë bërë, ju i aprovonit vjedhjet, incineratorin. Te shtëpia ime 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj, te shtëpia juaj bëjnë kur thotë kryeministri. Shkruat ju për të pripytetuar para SPAK-ut për arrestimin e tij, shkruat ju për të kundërshtuar shkresat tona. Ju e bëtë këtë veprim pasi u shpreh kryeministri, në shkelje të qartë të autonomisë vendore”,- tha ndër të tjera Alimehmeti.

 

Lini një Përgjigje