TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 16:50

“Keni frikë nga Veliaj, pse nuk pranuat të flasë?”/ PD "luan me dy porta" për shkarkimin e kryebashkiakut 

Shkruar nga Pamfleti

“Keni frikë nga Veliaj, pse nuk pranuat të flasë?”/

Këshilltarët demokratë në bashkinë Tiranë, Genc Gjokutaj dhe Enriketa Papa u shprehën pro shkarkimit të Erion Veliajt, por së pari sipas tyre duhet të dëgjohej.

Gjokutaj sqaroi se demokratët janë pro këtij propozimi, por me motive të ndryshme nga socialistët.

Avokati shtoi se Veliaj është rasti unikal ku nuk lejohet të vijë të flasë, të paraqesë argumente në mbledhjen e këshillit bashkiak.

“Nga pikëpamja ligjore nuk është pika c te neni 62. Zoti Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij, është i arrestuar dhe i akuzuar për vepër penale. Nuk e afekton mandatin e tij. Interesi publik na detyron ta bëjmë këtë oportunitet.

T’ia lëmë kryeministrit arkitekti të kësaj parade që ta zgjedhë sipas ligjit dhe Veliaj të ushtrojë të drejtën ë tij siç e ka thënë që e ka betejën me gjykatën dhe jo këshillin.

Të shikojmë shkaqet që do përdori. Është rast unikal që një kryetar ndodhet në këto kushte. Dua të vë në dukje, do mundoheni ta relativizoni qëndrimin e Veliajt. Respekti për kryetarin është aq sa nuk pranuat të vijë të flasë. Është në emër të kryetari të bashkisë në detyrë dhe jo Veliajt. Votimi jonë kundër është në formë me ju por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje.

Ju votoni për lojë politikë, për të mbaruar punët me bashkinë e Tiranës. Votimi jonë kundër është për një bashki tjetër të re. Vota jonë pro propozimit nuk ka asgjë të përbashkët me votën tuaj.”-tha Gjokutaj.

Ndësa këshilltarja Enriketa Papa u shpreh se sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të flasë në emër të këshilltarëve, referuar replikave me letra që ai ka zhvilluar, ku pavarësisht se pjesëmarrja e Veliajt nuk u hodh në votim, sekretari i tha që të dërgojë pretendimet e tij me shkrim.

Edhe nëse jo fizikisht, Papa tha se Veliajn duhej të dëgjohej qoftë edhe online, ndërsa këshilltarët socialistë i pyeti përse kanë frikë nga fjala e Veliajt.

“Kjo është lojë që nuk shkon, sekretari të mos flasë në emër të këshillit, ne nuk jemi pyetur, nuk jemi mbledhur, ka disa kërkesa për të mbledhur kryesinë që kur doli lajmi se do mbahet mbledhja e këshillit. Sot jemi më Diellën e famshme, është mundësia online ta dëgjojmë kryebashkiakun, të vëmë precedentin për ta dëgjuar. Përse trembemi? I kemi të gjitha mundësitë”, u shpreh Papa.

 

 

Lini një Përgjigje