Politike12 Shkurt 2024, 15:29

Amnistia penale kalon te Siguria / Qeveria e gatshme të shqyrtojë amendamentet e PD-së, Alibeaj: Mos bini pre e pazareve

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia penale kalon te Siguria / Qeveria e gatshme të shqyrtojë

Komisioni parlamentar i sigurisë ka miratuar sot nen për nën projekt ligjin për Amnistinë Penale.

Tre amendamente janë propozuar nga demokratët.

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që amnistia të zgjerohet dhe në të të përfshihen edhe protestuesit e dënuar nga 1 tetori 2018 deri më 31 dhjetor 2020.

Amnistia Penale është një projekt ligj që kërkon 84 vota për tu miratuar ndaj dhe mazhoranca është në kërkim të konsensusit më opozitën.

Alibeaj ka kërkuar që parlamenti të mos bjerë pre e pazareve dhe influencave politike.

Nga miratimi i saj do të përfitojnë mbi 200 të dënuar dhe mbi 2000 persona të tjerë në shërbim prove.

Ministria e Drejtësisë është shprehur e gatshme të hartojë një opinion mbi amendamentin e Alibeajt.

Deputetët socialist në diskutimet nen për nen sollën disa propozime të tjera.

Tashmë pritet që projekt ligji të kalojë për votim edhe në komisionin e ligjeve.

amnistia penale komisioni i sigurise