Politike12 Shkurt 2024, 15:02

Bardhi njeh Berishën si kryetar, rikthehet pas dy vitesh në selinë e PD

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi njeh Berishën si kryetar, rikthehet pas dy vitesh në

Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e deputetëve në selinë e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Kjo është hera e parë prej majit të vitit 2022 që Gazment Bardhi e 15 deputetët e drejtuar prej tij hyjnë në selinë e Partisë Demokratike. Në mbledhje do diskutohet çështja e bashkimit të Partisë Demokratike, por të dy grupimet kanë rënë dakord tashmë për të nisur punën.

Mësohet se deputetët e drejtuar nga Bardhi do marrin pjesë në mbledhjen e këshillit kombëtar që do të zhvillohet në orën 17.00, duke treguar se ata njohin Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike dhe pranojnë të gjithë strukturat e zgjedhura prej tij.

Këto dy mbledhje shënojnë bashkimin e plotë të PD dhe nga nesër Flamur Noka, Gazment Bardhi e drejtues të tjerë të PD do të shkojnë së bashku në disa degë të PD për të punuar për organizimin e protestës së 20 shkurtit.

Jashtë procesit të bashkimit të PD mbetet Lulzim Basha e deputetët që e njohin si kryetar të PD, bashkimi me të cilin ende është i pamundur. /Vizion Plus

gazment bardhi sali berisha