Politike22 Shkurt 2024, 11:09

Amnistia për politikanët e korruptuar, sfidon Manja: Projektligji do të miratohet me mbi 90 vota në Kuvend 

Shkruar nga Pamfleti

 

Amnistia për politikanët e korruptuar, sfidon Manja: Projektligji do
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sulmuar ashpër opozitën se po gënjen për amnistinë penale. Manja tha se ligji për amnistinë penale do të marrë në Kuvend mbi 90 vota.

"Kam dëgjuar disa avokatë që paradite rrinë në oborret e gjykatave për gjoba, në drekë shkojnë te partitë opozitare, në darkë në banaqet mediatike.

E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga ato gënjeshtar e kishit pak përpara këtu që tha se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar.

Nuk u ve faj sepse këto ditë ata janë bërë bashkë gjasme, për të shpalosur programin. Mos prisni gjë të vërtetë nga ato, është bërë bashkë me Nokën, dhe e vërteta ka ikur në drejtim të paditur. Do të ketë mbi 90 vota, sepse ka deputetë të përgjegjshëm aty!"-u shpreh Manja për mediat. 

 

ulsi manja amnistia për politikanët e korruptuar