
Protestuesit të cilët kanë dalë për të kundërshtuar projektligjin për “Zonat e Mbrojtura” , janë “kapur” me deputetin Erion Braçe jashtë ambienteve të Kuvendit.
“Turp, turp, Erion Braçe e votove ligjin? Turp!”, dëgjohen protestuesit duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe.
“Paskeni marrë dhe atë hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai e ka mbrojtur Divjakën, ai hajduti i Saliut, e keni aty!”, tha Braçe.
Në një seancë të zhurmshme dhe që zgjati vetëm 10 minuta, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 77 vota pro marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. Edhe PDIU bashkon votat me PS-në.
Në rendin e ditës ishte planifikuar votimi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe projektligji për Amnistinë Penale. Por, ky i fundit u hoq nga rendi i ditës, pasi sipas burimeve, PS nuk ka arritur të sigurojë 84 vota për miratim.
Ndërsa mer 74 vota pro Kuvendi miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se ky është një ligj me porosi për interesat e oligarkëve dhe se shkel direktivat e BE-së
Lini një Përgjigje