Politike22 Shkurt 2024, 10:34

PDIU bashkoi votat me PS për marrëveshjen me Italinë, Mesila Doda: Vendi mik ndodhet në një moment krize

Shkruar nga Pamfleti
PDIU bashkoi votat me PS për marrëveshjen me Italinë, Mesila
Mesila Doda

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda tha se kjo forcë politike votoi pro marrëveshjes me Italinë, pasi ky vend ka qenë në krah të Shqipërisë sa herë ka pasur kriza.

Marrëveshja u miratua me 77 vota pro, por teksa mungonte kreu i qeverisë Rama dhe dy deputetë të tjerë socialist mungonin në seancë, marrëveshja mori tre vota të PDIU-së.

Deputetja e PDIU Mesila Dode, pas seancës ka folur për mediat, ku ka treguar arsyen se përse i dha dritën jeshile paktit për emigrantët.

“Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik”, tha Doda.

E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:

“Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja.”

 

mesila doda pdiu bashkoi votat me ps