Politike22 Shkurt 2024, 10:45

Bashkimi i votave të PDIU me PS “divorc” me opozitën? Vjen reagimi i parë i Gazment Bardhit

Shkruar nga Pamfleti
Bashkimi i votave të PDIU me PS “divorc” me opozitën? Vjen
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat u pyet nëse fakti se PDIU bashkoi votat me PS për marrëveshjen me Italinë shënon një “divorc” me opozitën. Ai e mohoi këtë, ku shtoi se komunikimi me Idrizin vijon. 

Bardhi po ashtu deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale, opozitës.

Ai e cilësoi të turpshme faktin që u miratua marrëveshja me emigrantët.

Ka kohë që Parlamenti është shndërruar në një organ që miraton ligje në dobi të qytetarëve, por ligje me porosi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot pazaret e tyre, e tërhoqën ligjin për Amnistinë. Nga një ligj humanitar ku duhet që të përfitonin qytetarët, është shndërruar në ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish dhe drejtorë të korruptuar. Tentuan të mashtronin opinion publik, duke ia faturuar opozitës. Sot u tërhoqën nga projektligjin, pa një konsensus nuk mund të ketë kurrë votën e asnjë opozitari. Ligji i dytë i miratuar turpshëm është ai për sjelljen e emigrantëve, kjo marrëveshje tejkalon pritshmërinë e qytetarëve e shqiptarë, cenon sigurinë. Ligji për zonën e mbrojtura ku planifikohen të nxirren në treg pasuritë e shqiptarëve. Do të vijojë të jetë seancë"-tha Bardhi. 

Votat e PDIU? Është divorc me opozitës?

Bardhi: Jo. Komunikimi me Idrizin është sepse ne jemi koleg dhe miq. Një parti parlamentare mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur ose jo një projektligj.

gazment bardhi ps kuvend pdiu