TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 16:31

“Na hallakatët", anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thumbon Berishën: Energjia u mbyt kur qëllimet politike zëvendësuan idetë

Shkruar nga Pamfleti

“Na hallakatët", anëtari i Këshillit Kombëtar

Një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, Keltis Kruja, ka reaguar në rrjetet sociale, me një postim, lidhur me Foltoret.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur PD për 3 javë rradhazi ka organizuar ato që i quan ‘foltore parlamentaro-qytetare’, ndërsa Ervin Salianji ka njoftuar nisjen e një turi foltoresh me bazën e demokratëve. Dhe po kështu një tur takimesh me demokratët, po në kuadrin e “foltoreve” e ka njoftuar edhe kreu demokrat Sali Berisha.

Por Kruja në postimin e tij konsideron si ‘Foltoren” e vërtetë vetëm atë që ndërmorri Berisha në 2021-in, për të cilin shkruan se “e mbyti energjinë që çliroi, ditën kur vendosi që qëllimet politike janë më të rëndësishme se emocionet dhe idetë politike që i krijojnë ato…”.

Postimi nga Keltis Kruja

Tani sinqerisht me këto foltoret na hallakatët fare. Nuk kam asgjë me askënd që do të bëjë takime me demokratët, apo aq më tepër me demokratët që duan të dëgjojnë këdo, që ka teza për të diskutuar për situaten ku ndodhet PD.

Unë vetë kam qenë pjesë e kam organizuar takime në vitin 2017, kur morëm rezultatin më të ulët në historinë e zgjedhjeve, për të diskutuar me demokratët çfare po ndodhte me PD. Atë botë u quajtëm tradhtarë e te shitur, nga pothuajse të gjithë, se kundërshtonim Lulin, pastaj një palë zgjedhje më vonë, i shituri ishte Luli. Por nuk është ky thelbi.

Ne duhet të mësohemi të jemi koherente. Dhe duhet të mësohemi që në qoftë se kemi të vërteta për të thene, t’i themi. Pa bërë llogari. Ajo që është e vërtetë, është e vërtetë, dhe thuhet megjithë koston që mbart me vete. Ky është një nga problemet më të mëdha që ka sot PD.

Raporti me të vërtetat e veta. Dhe raporti i vërtetë që duhet të ketë me demokratët. Dhe kjo është arsyeja pse Foltoret nuk kanë me kuptim. Sepse Foltorja, (ajo e vetmja dhe e verteta), e mbyti energjinë që çliroi, ditën kur vendosi që qëllimet politike janë më të rëndësishme se emocionet dhe idetë politike që i krijojnë ato…

Lini një Përgjigje