TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 16:54

Zhupa në Kuvend: Rama zhduku kampusin universitar për t’ia dhënë kolegjit të Mogherinit

Shkruar nga Pamfleti

Zhupa në Kuvend: Rama zhduku kampusin universitar për t’ia

Deputetja Ina Zhupa ishte e para nga deputetët që mori fjalën, ndërsa foli në lidhje me rastin ku ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj.

“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri se gjejnë shokët apo vijnë dhe pastaj i masterizoni këtu Ju, që jeni mjeshtra të korrupsionit.

Qeveria shqiptare ka zhdukur vendimin nr 1, date 29.05.2013 të KKRT për ndërtimin e kampusin universitar që do i shërbente studentëve dhe pedagogëve shqiptar për të pasur kushte dinjitoze. Ju e zhdukët dhe ja dhatë Mogherinit për Kolegjin e Europës, i dhatë godinat e Qytetit Studenti dhe ju kushtoi 17 milion euro taksave të qytetarëve.

Kur të rinjtë e FRPD-së protestonin për kushtet në arsimit, i thonit që ishin kundra Europës. Në fakt ata ishin kundra korrupsionit dhe kundra modeleve Mogherini”, tha Zhupa.

Lini një Përgjigje