Politike22 Shkurt 2023, 16:41

Artan Hoxha fundosi Ilir Metën? Gazetari zbardh detajet e USB-së që dorëzoi në SPAK për aferën CEZ-DIA: Vizitat  e gjata po japin rezultat

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha fundosi Ilir Metën? Gazetari zbardh detajet e USB-së
Artan Hoxha

Ilir Meta duket se është fundosur nga gazetari Artan Hoxha sa i takon akuzave për aferën CEZ-DIA.

Ish-presidenti u mor sot për mbi 3 orë në pyetje dhe kur doli nga prokuroria ishte zverdhur i gjithi në fytyrë.

Por një reagim i gazetarit Hoxha ka bërë pwrshtypje. Ai ka publikuar një procesverbal të SPAK, ku tregohet se gazetari Hoxha ka dorëzuar në SPAK një USB, e cila brenda saj përmban një video 1 orë e 47 minuta. Bëhet fjalë për një dëshmi mbi aferën në fjalë. Nuk dihet ende se kush është personi që ka folur, por dëshmia e tij duket se ka qenë deçizive.

Postimi i Hoxhës

“Ma nalt, ma nalt”…

Më në fund, vizitat e gjata në SPAK po japin rezultat…

“Eshka ndizet ngadalë, por është e sigurt”, ka thenë xha Jaho të filmi “Në fillim të verës”…

Ndërsa Lul Basha, pasi doli nga SPAK, tha:

“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se, do te kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeve”…

artan hoxha ilir meta afera ced dia usb