
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, teksa ka thënë se regjistrimi i PD-së përmes autorizimit të Lulzim Bashës në KQZ është një praktikë e lejuar me ligj.
I ftuar në studion e “News24” në rubrikën “Opinion” Ai tha se për sa i përket Lulzim Bashës, emri i të cilit ende figuron si kryetar i Partisë Demokratike është thjesht një çështje teknike dhe siguroi se emri i tij nuk do shfaqet në fletën e votimit në 14 maj.
“Nuk e di pse është çështje kjo. Ka 3 ditë që është kthyer në çështje se kur është zbuluar. Regjistrimi i një partie me autorizim është praktikë e lejuar me ligj. PS ka çuar kërkesë në KQZ me autorizim, nuk e ka firmosur Edi Rama kërkesën. E njëjta është edhe në PD. Nuk ka firmosur kërkesë për regjistrim në zgjedhje Lulzim Basha. Kërkesën e ka firmosur sekretari për çështjet ligjore në PD. Është fakt që Basha është dorëhequr nga kreu i PD.
Basha ka lëshuar para dorëheqjes autorizimet për drejtimin e partisë. Ai autorizim përderisa nuk është shfuqizuar nga kreu i PD është i vlefshëm dhe me fuqi të plotë ligjore. Dorëheqja e një kryetari nuk dërgohet për regjistrim në gjykatë por dërgohet akti i kryetarit të ri, i cili e heq emrin e kryetarit të vjetër.
Në përgjigje të thirrjes së Ristanit nuk duhet të regjistrohet as PS-ja për shkak të autorizimit. Fleta e PD-së nuk do jetë me emrin e Bashës. Kam 3 zgjidhje në tavolinën time për këtë. Garantoj se ligjërisht do mundësohet që Basha të mos jetë në emrin e fletës së votimit, është çështje teknike”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje