
Yuri Kim ja tregoi qartë Berishës se për ta ai nuk ekziston dhe se kreu i PD është Alibeaj. Por ky takim ishte mesazh dhe për KQZ.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ja ka bërë të qartë Ilirian Celibashit se nuk mund të luajë dot me procedurat sa i takon regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje. Një ditë para se KQZ të vendosë nëse do të pranojë logon e Berishës apo të Alibeajt, ambasadorja Kim është vënë në lëvizje.
Ajo ka pasur sot takime me përfaqësues të PS, të PD dhe të Partisë së Lirisë. Fillimisht Kim u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, më pas me Enkelejd Alibeajn dhe në fund me Ilir Metën.
Yuri Kim ja tregoi qartë Berishës se për ta ai nuk ekziston dhe se kreu i PD është Alibeaj. Por ky takim ishte mesazh dhe për KQZ. Berisha ka dërgua kërkesë në emër të tij për tu regjistruar në zgjedhje, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë dhe Alibeaj, i cili ka në dorë dhe vendimin e Apelit. Berisha pretendon se i takon atij të regjistrohet në zgjedhje dhe i ka dërguar disa herë mesazhe, por ambasadorja sot e tregoi se logoja e PD i takon Alibeajt.
Ky i fundit në një reagim zbardhi dhe detaje nga takimi, duke treguar qartë se ka marrë mbështetjen e amerikanëve.
“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale. Në fund të bisedës e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike”, tha Alibeaj.
Nesër KQZ pritet t’i japë fund një herë e mirë debatit brenda PD. Vetë Apeli vulosi se PD i takon Alibeajt, por Berisha nuk e kapërdin dhe tentoi të vërë në vështirësi KQZ-në. Por me shumë mundësi ai do të shkojë në zgjedhje në logon e partive të tjera dhe me shumë mundësi kandidatët e Alibeajt do jenë përballë atyre të Berishës dhe Metës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje