Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar sot seancën plenare arsyen e pse demokratët u tërhoqën nga zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Berisha tha se opozita veproi në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Ligjeve.
“Vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë dhe tani ju , me qënë se ju duhet patjetër që ai që Këlliçi e quajti lepri surrelit por unë dua ta quaj Opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisioni i Ligjeve, ju përmbysni vendimin tuaj vetëm e vetëm të grabisni avokatin e popullit. Komisioni i ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë kandidat për çdo deputet, në reskept të saj ne tërhoqem votat”, tha Berisha.
Partia Demokratike është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Opozita e konsideron procesin si fars, pasi sipas tij PS futi edhe kandidatë të tjerë, siç është Endri Shabani.
Deklarata vjen pasi të martën, lista me emrat kandidatë për postin u miratua në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim.
Para nisjes së punës në komision, grupi parlamentar i PS u mblodh dhe vendosi të mos propozojë asnjë emër të ri, por të zgjedhë një nga emrat e propozuar nga opozita.
Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani.
Lini një Përgjigje