TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 10:26

Nis me zhurmë seanca plenare në Kuvend, Peleshi-opozitës: Më lini ta përfundoj fjalën

Shkruar nga Pamfleti
Nis me zhurmë seanca plenare në Kuvend, Peleshi-opozitës: Më
Kuvendi

Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme, teksa situata në Kuvend nuk duket e qetë që në minutat e para.

Gjatë fjalës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në sallë u dëgjuan zhurma nga opozita për t’i ndërprerë fjalën.

“Më lini ta mbaroj fjalën”, iu drejtua Peleshi deputetëve demokratë.

Sipas rendit të ditës, parashikohen dy interpelanca, projektligjet për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, ku janë gjashtë kandidatë.

Fillimisht pritet të zhvillohet interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Më pas rendi i ditës parashikon një tjetër interpelancë, këtë radhë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama.

 

seanca plenare kuvend peleshi opozita

Lini një Përgjigje