
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ironizoi mungesën e deputetëve të Partisë Demokratike në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ende nuk dihen arsyet e bojkotit të opozitës, por shtoi me ironi se demokratët mund të jenë trembur nga incidentet me vezë të regjistruara në seancën e kaluar.
"Ende nuk i dimë arsyet se përse PD, ndjesë pastë, e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Këta arritën deri në pikën sa u trembën edhe nga vezët", deklaroi Balla.
Ai theksoi se askush nuk mund t'i bëjë presion Kuvendit apo deputetëve për të mos ushtruar mandatin e tyre.
"Kush mendon se mund t'u bëjë presion deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend do të vijojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë", u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.
po juve si i quani kriminele kur jane vetem duke ju hedhur veze? Taooooo rregullohu