TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2025, 14:25

Banda e Suel Çelës dhunon kryebashkiakun Gledian Llatja brenda zyrës së tij

Shkruar nga Pamfleti
Banda e Suel Çelës dhunon kryebashkiakun Gledian Llatja brenda
Gledian Llatja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian LLatja është dhunuar brenda zyrës së tij nga banda e Suel Çelës.

Ai ka publikuar në Facebook një mesazh të një qytetari ku thotë se Gledian LLatja nga dhunua nga 3 persona me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj.

Postimi i Berishës:
Shtrohet në dajak nga kryetari real, narkokryetari i Bashkisë Elbasan, Latja! Nuk guxon të nxjerrë një fjalë!

Lexoni denoncimin e punoniesit dixhital!

Përshëndetje. Jam një punonjës në bashkinë e Elbasanit, doja të denoncoja një ngjarjë shumë të rëndë nuk kemi ku të ankohemi skemi besim te policia e Elbasanit se është nën urdhrat e banditit kriminelit Suel Çela. Para 2 ditësh banda Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja.

Kanë qenë 3 persona me në krye vrasësin me pagesë Shkelzen Hasanpapaj e di i tërë qyteti por asnjë s’ka guxim me fol. Le të dali kryetari Llatja dhe ta mohoi këtë ngjarje. Ju lutem publikojeni se jeni i vetmi ku ne qytetarët e thjeshtë kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zeri ynë. Ju përgjërohem anonim se kemi fëmijë për të rritur qyteti Elbasanit është bërë i pa banueshëm nga kjo bandë kriminale me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshendetjet më të perzemerta. Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.

gledian llatja dhunohet

Lini një Përgjigje