
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në njësinë nr.4, Besart Xhaferri ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama për gratë gjatë takimit elektoral.
Ai tha se nuk do të lejojë që gratë dhe vajzat demokrate t’i marrë Rama, pasi nuk manipulohen lehtë.
“Edi Rama do të marrësh gratë tona dhe t’u bësh leksione? Nuk t’i japim më gratë tona t’u bësh leksione, morali i familjes shqiptare e dinë vetë burrat shqiptarë se si e bëjnë dhe gratë shqiptare ndjekin vlerat e familjes. Burrë që nuk njeh gruan, nënën, bijën patjetër që nuk e pranojnë”, tha Xhaferri.
Në takimet elektorale, Rama u ka bërë thirrje të pranishmëve që të punojnë për të siguruar sa më shumë vota të sigurta për PS-së dhe theksoi se duhet punuar me gratë demokrate, pasi sipas tij gratë e kanë më të lehtë të kalojnë nga politika në realitet duke mos qenë tifoze, ndryshe nga burrat.
Lini një Përgjigje