Drejtuesja politike në Shkodër, Elisa Spiropali i është përgjigjur Bardh Spahisë, kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, pasi ky i fundit u shpreh optimist për fitoren.
Spiropali paralajmëron Spahinë të përgatitet për humbjen, teksa i referohet fitores së thellë të socialistëve në Kamëz.
“Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu.”-ka shkruar në Facebook Spiropali.
Ndonëse numërimi nuk ka nisur ende në Shkodër, kreu aktual i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia i cili garoi për një tjetër mandat nën siglën e koalicionit Bashkë Fitojmë, foli për një fitore bindëse.
“Dëshiroj të falenderoj vëzhguesit dhe komisionerët. Përgëzoj gjithë trupën e numëruesve që do angazhohen dhe do japin me përgjegjësi vlerën që i takon cdo qytetari shkodran. Falendroj qytetarët që kanë zgjedhur të na mbështesin do jetë e përkthyer në vizion për Shkodrën. Të dhënat flasin për një fitore bindëse.”- u shpreh Spahia.
Lini një Përgjigje