Politike26 Shtator 2023, 20:20

Berisha “thyen” izolimin, pret raportuesit e KiE; takime edhe me Bardhin dhe Tabakun

Shkruar nga Pamfleti

Berisha “thyen” izolimin, pret raportuesit e KiE; takime edhe me

Deputeti të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë. Në një postim të tij, Bardhi tha se ka ndarë shqetësimin për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga qeveria dhe iniciativën e ndërmarrë për të bërë funksionale opozitën në Parlament.

"Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, z. Asim Mollazada dhe z. Jonut Stroe me të cilët ndave shqetësimin mbi nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria. I falenderuam për qëndrimin e tyre në raportin pararendës ku theksohej se të gjitha demokracitë kanë nevojë për një opozitë që funksionon mirë dhe që siguron sistemin e duhur të kontrolleve dhe balancave të pushtetit. Në përgjigje të thirrjes së tyre në raportin e Tetorit 2022 që Partia Demokratike të kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në qeverisjen e vendit, ku të përfshihen të gjitha palët, i informova për përpjekjet për të bërë opozitën funksionale në Parlament dhe për të kapërcyer konfliktin e brendshëm partiak, përmes ndërtimit të një axhende të përbashkët opozitare", u shpreh Bardhi.

Në një takim më vete, edhe Sali Berisha ka pritur delegacionin e raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp të Rithemelimin, Berisha kërkoi ndihmën e KiE edhe te sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij  është i paralizuar.

“Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim. Kryetari demokrat i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar", theksoi Berisha.

bardhi berisha basha takim